Connect with us

Ferizaj

Brenda dite vidhen 2 vetura në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së veturave gjatë së dielës (10.12.2023) në Ferizaj.

Në rastin e parë, rreth orës 05:30 të mëngjesit, hajnat kanë thyer me dhunë një shtëpi, ku pronarit i është vjedhur vetura dhe një pistoletë të cilën e kishte me leje.

Kurse vjedhja e veturës së dytë u raportua po të njëjtën ditë, rreth orës 23:00.

Sipas policisë vetura e dytë u vodh në Rr.”Gjon Serreçi” në Ferizaj

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Trending