Connect with us

Ferizaj

10 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në ndërtesën kolektive në Ferizaj

Published

on

Të paktën dhjetë persona, përfshirë një zjarrfikës, kanë pësuar lëndime trupore apo asfiksim nga një incident zjarri i cili ndodhi natën e së dielës në një ndërtesë kolektive në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Hetimeve  në koordinim me prokurorin kujdestar ka filluar hetimet për shkaqet e këtij incidenti.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.02.2024 rreth orës 22:28 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj tek një objekt banesor është një incident zjarri.

Ekipe të policisë, zjarrfikësit dhe ekipe të emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Për pasojë e këtij incidenti të zjarrit, ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente kanë kërkuar 10 persona, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Policia i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, duke i evakuuar banorët për shkak të tymit të krijuar.

Zjarri dyshohet se ka filluar tek njehsorët elektrik të kësaj ndërtese, ndërsa janë njoftuar edhe ekipe të KEDS të cilët kanë dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Njësia e Hetimeve  në koordinim me prokurorin kujdestar ka filluar hetimet për shkaqet e këtij incidenti. 

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të trotineteve dhe biçikletave në Ferizaj

Published

on

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë, nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Continue Reading

Ferizaj

Digjen rreth 13 hektarë me të mbjella dhe mal në Lloshkobare të Ferizajt

Published

on

Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, nga zjarri janë djegur disa hektarë me të mbjella të ndryshme. Viktimat dyshojnë për zjarrëvënie të qëllimshme nga persona të panjohur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se  të mërkurën pasdite, viktimat kanë raportuar se nga zjarri atyre u janë djegur 5 hektarë mjedër, 3 hektarë të mbjella me dredhëza, 1 hektar me arra dhe  3 hektarë mal.

“Ferizaj 20.08.2025-16:30. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin pronës se dy viktimave meshkuj kosovarë, ku janë djegur rreth 3 hektarë me mal, 5 hektarë mjedër, 4 hektarë me dredhëza dhe 1 hektar me arra, që janë djegur në tërësi”, njoftoi Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending