Connect with us

Ferizaj

Hapet ”Emona Center” në Ferizaj, punësohen 70 punëtorë

Published

on

Qytetit të Ferizajt iu shtua edhe një qendër tregtare. Është kjo “Emona Center” e cila ofron produkte ushqimore, shtëpiake dhe tekstil. Kjo qendër u tha se qytetarëve të këtushëm do t’u ofroj shërbime cilësore, por edhe çmime më të lira. Përfaqësues të “Emona Center”, thanë se ky biznes për shkak të besnikërisë, ofertës dhe shërbimit ka marrë edhe çmime ndërkombëtare.

“Emona Center” së bashku me ekipin e saj në krye me Agron Mikullovcin, shfrytëzon gjithë potencialin e vet që të ketë klientë lojal dhe të kënaqur me shërbimet tona, këtë e dëshmojnë edhe dy çmimet ndërkombëtare që i kemi marrë për këtë fushë. Përndryshe, klientët, qytetarët e Ferizajt nga sot kanë mundësi të kenë qasje në një pikë moderne ku janë të ekspozuar mbi 30 mijë artikuj të ndryshëm ushqimor , shtëpiak,  tekstil, të renditura në një hapësirë me mbi 7 mijë metra katrorë. Po ashtu, kemi edhe një parking modern ku  me traka lëvizëse si në aeroportet moderne, pa e lagur shiu konsumatorin mund të vjen dhe t’i marrë shërbimet tona”, tha Flamur Mripa.

Menaxheri Mripa, tha se përveç çmimeve të favorshme, ”Emona Center” do të kujdeset që çdo javë të ketë promocione në produkte të caktuara.

“Në Kosovë ka një konkurrencë jashtëzakonisht të madhe në këtë sektor të marketeve, me atë që ne dallohemi nga vështrimet ndërkombëtare që kemi marrë vlerësimet tashmë ku në mesin e tyre siç thash është lojaliteti, pra këtu çmimi që ekspozohet i favorshëm nuk është i rrejshëm, por shumë i drejtë. Në vazhdimësi do të ketë promocione, por do të kemi edhe një lojë shpërblyese ku klientët tanë fitojnë aktualisht nga 20 euro blerje gratis të produkteve që janë pjesë e lojës”, u shpreh Mripa.

“Emona Center” e cila ndodhet në ndërtesën prapa Stacionit të Policisë, hapi pikën e dhjetë në Ferizaj ku ka punësuar 70 punëtorë, kryesisht nga kjo komunë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending