Connect with us

Kosovë

Kosova renditet e 102-ta në ranglistën e re të FIFA-s

Published

on

Në ranglistën e re të FIFA-s të publikuar sot, përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka rënë për një pozitë dhe aktualisht renditet në pozitën e 102-të me 1202 pikë.

Përkundër kualifikimit në Euro 2024, edhe përfaqësuesja e Shqipërisë kësaj radhe është renditur më dobët pasi humbi dy pozita dhe tani është në vendin e 64-të me 1382 pikë.

Nga vendet fqinje, Maqedonia është në pozitën e  68-të, Mali i Zi në pozitën e 72-të dhe Serbia e cila renditet në pozitën e 32-të.

Listës edhe më tej i prijnë kampionët e botës, Argjentina, pasuar nga Franca në pozitën e dytë dhe Anglia në të tretën.

Kosovë

Fushata për zgjedhjet lokale nga 13 shtatori deri më 12 tetor

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në takimin e sotëm, vendosi për afatet e të gjitha aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Me anë të këtij vendimi, KQZ caktoi kohën e saktë të fillimit dhe të mbarimit të një aktiviteti zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kështu, fushata për zgjedhjet lokale do të zhvillohet nga 13 shtatori deri më 12 tetor, në orën 6:59 minuta.

Deklarimi i partive politike për formimin e koalicioneve zgjedhore nga 9 qershori deri më 23 qershor kurse afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimi i listës së kandidatëve do të jetë nga 26 qershori deri më 13 gusht.

Periudha e  aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të jetë nga 23 korriku deri më 29 gusht kurse periudha e votimit përmes postës do të jetë nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Continue Reading

Kosovë

Abdixhiku publikon planin 15 pikësh për një Qeveri të Unitetit Kombëtar

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media bëri të ditur planin e punës të Qeverisë së Unitetit Kombëtar, që LDK e sheh si zgjidhje për krizën aktuale politike.

Teksa shpalosi 15 pika të propozuara si kryesore të agjendës së kësaj qeverie transitore, Abdixhiku tha se Kosova është në krizë politike, institucionale dhe krizë legjitimiteti, pasi nuk kemi kuvend funksional, nuk kemi qeveri legjitime dhe se asnjë grupim politik nuk i ka numrat për të krijuar qeverinë.

Sipas tij, kjo qeveri do të kishte mandat kalimtar deri në zgjedhjen e presidentit.

“Unë po prezantoj një agjendë, thirrje për unitet, jo për një koalicion bashkëqeverisës, por për një gjendje dalëse emergjente, të dobishme për Republikën e Kosovës. Mund të mos jetë më e mira, natyrisht se mundet më mirë sepse Kosovës i duhet opozita. Por para se t’i duhet opozita, i duhet Qeveria”, ka deklaruar Abdixhiku.

Agjenda 15 pikëshe e propozuar nga LDK:

1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese. Qeveria e unitetit do të merret me departizimin e institucioneve. Pjesë do të jetë edhe riformatimi I plotë I bordeve të ndërmarrjeve publike. Besojmë se pa interferime partiake u japim frymë ndërmarrjeve.

2. Dakordimi I plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit.

3. Pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike dhe heqja e Tvsh-së për çdo faturë të energjisë elektrike. Zgjidhje do t’i jepej edhe krizës së tanishme.

4. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Qeveria e unitetit s’mund të bëjë gjithë gazifikimin, por do të nis projektin dhe të dakordohemi që projekti të vazhdojë pas zgjedhjeve të reja të pranverës së 2026.

5. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në. Kthimi I besimit politik përmes një qasje të përgjegjshme shtetërore është prioritet I Qeverisë së Unitetit. Do të përgatisim platformë unike nga të gjitha partitë për Dialogun me Serbinë. Ristrukturim i plotë i shërbimit diplomatik që është në kolaps të plotë pas 4 viteve të qeverisjes.

6. Brenda një shumice të tillë do t’i votonim marrëveshjet ndërkombëtare.

7. Vetingu në sistemin e drejtësisë.

8 . Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.

9. Do të flasim për reformën kushtetuese në funksion të stabilitetit. Do të trajtonim edhe këtë praktikë që po kalojmë, se a do të duhet të kemi ndryshime kushtetuese. Pra të bëjmë një reset kushtetues.

10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.

11. Përgatitja për lojërat mesdhetare që po vijnë, e që janë në rrezik.

12. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.

14. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.

15. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare. Do të themelonim një mekanizëm monitorues mbi zbatimin e kësaj formule

Continue Reading

Kosovë

Kosova e shënon Ditën e Çlirimit

Published

on

Kosova e shënoi të enjten 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor 1999 pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në këtë ditë, 26 vjet më parë, “mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre”.

“Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet”, shkroi Osmani në Facebook.

Ambasada amerikane në Prishtinë shkroi në X se në këtë përvjetor, “ne nderojmë qëndresën e popullit të Kosovës dhe përkushtimin tonë të përbashkët për ta ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe mirëqenie”.

“Sot bëhen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. Data 12 qershor 1999 ishte pikë kthese – një moment që ua mundësoi familjeve të zhvendosura të kthehen dhe komuniteteve të fillojnë rindërtimin”, shkroi Ambasada amerikane.

Ambasada gjermane në Prishtinë, tha se vendosja e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, qershorin e ’99, solli stabilitet dhe siguri në Kosovë.

“Siç u shpreh Lord Robertson, ish-sekretar i Mbrojtjes i Britanisë dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s:

‘Qëllimi ishte: forcat e Millosheviqit jashtë, NATO brenda dhe refugjatët të kthehen’. Misioni u përmbush”, shkroi Ambasada gjermane në Facebook.

Ajo tha se Gjermania mbetet një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke e mbështetur në rrugën e saj drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë.

“Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova është shndërruar në një histori suksesi, duke u rritur në qëndrueshmëri, zhvillim dhe njohje ndërkombëtare”, tha ajo.

Të enjten u bënë 26 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Ajo, po ashtu, siguroi bazën ligjore për vendosjen e 50.000 trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja për ta siguruar paqen në Kosovë, që njëherësh ishte edhe misioni më i madh paqeruajtës i Aleancës veri-atlantike.

Vendosjes së trupave paqeruajtëse i parapriu Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë forcave paqeruajtëse nga 36 vende të botës – prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s – që erdhën në Kosovë.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i më shumë se 800.000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë e tyre, që po strehoheshin në kampe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, si dhe largimin e serbëve nga Kosova.

Nga ana tjetër, tërheqja e forcave serbe çoi në shpërnguljen e rreth 164.000 serbëve nga Kosova.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-a ndodhi pas gati një dekade përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për t’i ndalur luftërat në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, asaj i parapriu Konferenca e Rambujesë dhe e Parisit, ku Serbia refuzoi kompromisin që të ndalte dhunën e forcave të saj në Kosovë.

Në luftën e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13.000 persona dhe janë zhdukur më shumë se 6.000 persona.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavi për krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë.

Ndër ta ishte edhe Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg pa arritur të dënohet për përgjegjësinë në urdhërimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Sipas të dhënave, më shumë se 1.600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetegjashtë vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 4 mijë trupa nga 28 shtete të botës. / Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending