Connect with us

Kosovë

“Epopeja e UÇK-së” – agjenda e shënimit të 26 vjetorit

Published

on

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Në 5 marsin e sotëm, bëhen 26 vjet nga sulmi i tretë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt. Luftimet zgjatën tri ditë, nga 5 deri më 7 mars 1998. Në betejë ranë dëshmorë 22 anëtarë të familjes së Adem Jasharit dhe 33 dëshmorë të lagjes , miq dhe shokë të familjes Jashari.

Programin shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fillon më    5 mars me seancën solemne të Kuvendit të Kosovës dhe kuvendeve komunale në ora 10:00.

Në ora 12:00, do të zhvillohet rreshtimi i FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Më 6 mars, të gjitha shkollat orën e parë do t’ia kushtojnë kësaj ngjarjeje të Epopesë së UÇK-së kurse në ora 10:00, do të bëhen homazhe në Memorialin “Adem Jashari në Prekaz”.

Akademia përkujtimore do të mbahet në ora 17:00.

Më 7 mars, në ora 18:00 do të jetë “Nata e zjarreve” dhe ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës kurse në ora 19:00 fillon  programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kosovë

Policia konfiskon armë e municione në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në operacionin e sotëm që u zhvillua në Zveçan, te ura e hekurt, në pjesën e Rudarës, policia ka gjetur depon me armë e municione, bomba, radiolidhje dhe uniforma të Policisë së Kosovës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u bë e ditur se informacionet për këto armë u siguruan nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Hoxhës, në këtë operacion janë sekuestruar 1,555 fishekë, 10 armë të gjata, 62 “shok-bomba”, radio-lidhje, një jelek anti-plumb, një palë dylbi, 8 karikatorë të mbushur, 10 uniforma të Policisë së Kosovës e pajisje të tjera.

Kreu i Policisë tha se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast, pasi armët e konfiskuara janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Trending