Connect with us

Ferizaj

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan

Published

on

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan më 26.06.2024.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur shoferi i automjetit dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur një kamion, ku lëndime trupore ka pësuar pasagjerja, e cila nga lëndimet e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Trending