Connect with us

Ferizaj

Një i lënduar nga aksidenti mes dy veturave tek nënkalimi në Ferizaj

Published

on

Një person u lëndua si pasojë e aksidentit mes dy veturave në rrugën ” Ahmet Kaçiku “, tek nënkalimi në Ferizaj.

I lënduari  është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Sipas policisë, në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës  07:47, ishin përfshirë dy vetura civile, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat janë dëmtuar edhe shenjat vertikale të komunikacionit në nënkalim.

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Bashkim Kololli

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Bashkim Kololli.

Lajmi për vdekjen e Dr.Kolollit u bë i ditur nga familjarët dhe shokët e tij në rrjetet sociale.

Dr. Bashkim Kololli kreu studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe në Zagreb të Kroacisë. Ai ishte ndër mjekët nga plejada e parë e mjekëve ferizajas.

Si specialist i neuropsikiatrisë, i ndjeri punoi në spitalin e psikiatrisë në Neuchatel, në spitalin e kantonit të Valaisit dhe së fundmi në spitalin psikiatrik të Marsensit.  

Në nderim të jetës dhe veprës të të ndjerit Dr. Bashkim Kololli, sot më 16 Korrik 2024, në ora 11:30, në Teatrin “Adriana” do të mbahet mbledhje komemorative.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj javën e kaluar shqiptoi 1770 gjoba në trafik

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 48 aksidente trafiku ku njëri prej tyre me fatalitet derisa janë shqiptuar 1770 gjoba në trafik dhe janë hequr 23 patentë shoferë.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 08-14/07/2024 ka shqiptuar 1770 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr edhe 23 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj ka 109 mijë e 345 banorë rezident

Published

on

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vetëm 9 nga 38 komuna të Kosovës ka pasur rritje të popullsisë rezidente.

Në mesin e tyre është edhe komuna e  Ferizajt që sipas shënimeve ka 109 345 banorë që shënon një rritje të lehtë prej 0.68% krahasuar me regjistrimin e vitit 2011.  

Komunave me rritjen më të lartë të popullsisë u prinë Fushë Kosova me 83.99% pasuar nga Parteshi me  81.93 %, Graçanica me 81,46 %, Shtërpca me  56,71 %, Kllokoti me 19,13 %, Prishtina me 14, 21 %, Obiliqi  me 5,78 % dhe Mamusha që ka rritje prej 1,96 %. Ndërkaq, sipas shënimeve 29 komunat tjera kanë shënuar rënie të popullsisë.

Aktualisht komuna me numrin më të madh të banorëve është Prishtina me 227 mijë e 154 banorë, pasuar nga Prizreni me 147 mijë e 428 banorë dhe Ferizaj me 109 mijë e 345 banorë.

Continue Reading

Trending