Connect with us

Ferizaj

Refuzohet me pikturë, pranohet tjetra me dizajn

Published

on

Më 18 janar të këtij viti, Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, ka pranuar në punë një mësidhënëse për art figurativ në shkollën fillore “Gjon Serreçi “,  për të cilën gjë pat ankesa nga kundërkandidatët. 
  Laura Brahimi, e cila ishte kandidate për këtë pozitë, thotë se i është bërë e padrejtë  në këtë konkurs, pasiqë sipas saj, për dhënien e lëndës edukatë figurative, kjo drejtori i ka dhënë përparësi  kandidates me dizajn grafik, gjë që nuk lejohet me udhëzimet e MASHT-it.

“Jo me dëshirë kisha dashur me konfirmu se po kërkojmë drejtësi në një oqean. Problemi është se Drejtoria e Arsimit, ka marrë një vendim jolegjitim. Ka të bëjë me mësimdhënie  për sh.f .“Gjon Serreçi”  dhe sh.f. “Ahmet Hoxha”.   Por tani po flas konkretisht për “Gjon Serreç”.   Nëse në një konkurs kërkohet një kuadër profesional sipas udhëzimit të normativit të MASHT-it, atëherë ata kanë bërë shkelje ligjore, sepse nuk i kanë pranuar kandidatët sipas rregullores që ata kanë kërkuar.  Bëhet fjalë për art figurativ, sipas udhëzimit të MASHT-it, shkruhet shumë qartë se personi që është i kualifikuar dhe që ka përparsinë është një person që është profesionist i pikturës, më pas vjen skulptura dhe grafika, kurse dizajni grafik nuk ka qasje për mësimdhënie” 

Brahimi, e cila thotë se e ka të kryer masterin në degën e pikturës, shprehet se ka bërë ankesa në Komunën e Ferizajt për këtë konkurs, porse asnjëherë nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.


“Unë jam piktore, kam diplomë, masterin që katër vite, dhe nëse hyjmë më gjerësisht, asnjë kualifikim, asnjë aktivitet që unë i plotësoj kushtet me qenë adekuate ata nuk i kanë marrë parasysh. Unë kam bërë ankesa, jam nisur nga rasti i kontesteve që është në Komunë, aty asnjëherë nuk kthehen përgjigje, më pas kam vazhduar me inspektorin  e punës. Nëse prapë ndodhin të njejtat, me ose pa dashje duhet me vazhdu edhe me gjykatë. Mos heshtin se nuk është koha me hesht, është koha që duhet me i përkrah secili përgjegjësitë e veta, nuk duhet me pasë frikë nga liria” deklaroi piktorja Brahimi.

Gjatë javës, në disa raste Televizioni Tema ka tentuar të merr një prononcim nga  Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim LLabjani, por meqenëse ishte në pushim vjetor, ai pranoi të pronocohet vetëm përmes telefonit,  duke thënë se sipas udhëzimit të MASHT-it, përveç pikturës, skulpturës dhe grafikës, për të dhënë mësim në lëndën e edukatës figurative, janë kompetentë edhe të diplomuarit e dizajnit grafik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending