Connect with us

Ferizaj

Dëshmitarja Obrazhda: Nuk shqyrtuam peticione të qytetarëve

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, vazhdoi seanca e gjykimit ndaj ish drejtorit të Urbanzimit të Ferizajt, Faik Grainca, i cili akuzohet se ka falsifikuar dokument zyrtar dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal, të Ferizajt, ku palë e dëmtuar janë 55 familje të rrugës “Astrit Bytyqi”.
Hanife Obrazhda, ka dhënë dëshminë si anëtare e komisionit të hartimit të PZHK-së, e cila dëshmoi se ka marrë pjesë si eksperte e hidroteknikës në fazën e planifikimit, por jo edhe në shqyrtim të peticioneve.
Ajo në Gjykatën themelore të Ferizajt deklaroi se asnjëherë nuk ka marrë pjesë në komision për shqyrtim të peticioneve, edhepse kishte dhënë firmën e saj në raportin final për shqyrtim të tyre, i cili raport krijoi parakushtet për miratimin e PZHK-së së re të Ferizajt. 

Gjykatësi Krasniqi: “Në mbledhjen e komisionit që e përmendët ju aty më herët, që u përmend prej parafolësve, në mbledhjen e komisionit që i keni mbajtur dy-tri takime, çështja e peticioneve, ankesave, a e keni pasur në rend dite aty?”

Obrazhda:  “Këto dy tri takime, ju thashë që në fillim të procesit jemi mbledhë dhe i kemi diskutuar derisa kemi qenë në grumbullim të shënimeve, ju thashë edhe më herët, pjesën e hidroteknikës.  Peticione, s’ka pasur në atë kohë ankesa, shqyrtime diçka, dmth fillimi i procesit të planit zhvillimor. “    

Obrazhda poashtu deklaroi se nuk ka qenë në dijeni për ekzistencën e peticioneve nga banorët e rrugës “Astrit Bytyqi”, ndërsa në insistimin e pazakontë të trupit gjykues që ajo të përsërisë edhe dy herë të tjera  deklaratën e njejtë në lidhje me komisonin shqyrtues, dëshmitarja Obrazhda qëndroi e palëkundur me përgjegjen se ajo nuk ka qenë pjesëmarrëse e komisionit për shqyrtim të ankesave, ashtu siç shkruhet në raportin final të datës 9 Gusht 2017.

Gjykatësi Krasniqi: “A është diskutuar për çështjen e peticioneve, të ankesave…?

Dëshmitarja Obrazhda: ” Jo, jo me mua nuk është diskutuar kurrë”.  

Gjykatësi Krasniqi  “Jo, jo kështu në përgjithësi, individualisht, aty në takim, në grup?”

Dëshmitarja Obrazhda: “Jo.”

Gjykatësi Idrizi:  “ Ju keni nënshkruar të gjitha proqeset, e konfirmuat, njëri prej të dëmtuarve e ofroi edhe nënshkrimin e konfirmuar. Tash neve po na intereson si trup gjykues, po thua s’janë vlerësuar, s’janë përmendë, apo të kujtohet që janë përmendë peticion, e keni vendosë peticion, si komision, si tërësi?

Dëshmitarja Obrazhda: “Unë e thashë që nuk më kujtohet. Peticion nuk kam parë, por nuk më kujtohet qysh ka rrjedhë takimi“

Një pretendim për tjetër vepër penale të kryer nga organi komunal për urbanizëm,  doli në pah kur i akuzuari i tretë Izer Ramadani, e pyeti dëshmitaren Obrazhda se cili është zyrtari komunal i cili ia shndërroi kërkesën e tij në peticion, pasiqë sipas tij, ai gjatë fazës së pranimit të ankesave ka dorëzuar një kërkesë, ndërsa në raportin final të komisionit figuron si peticion.  

I akuzuari Izer Ramadani:  “Më intereson fakti se unë kam bërë veç një kërkesë më datën 05.07.2017, dhe nga ana e komunës është shndërruar në peticion, unë nuk po e di për cfarë peticioni po bëhet fjalë, kjo më intereson të di?”

Dëshmitarja Obrazhda :  “Unë nuk jam marrë me shqyrtimet e ankesave, e thashë edhe më herët “

Dëshmitarja e dytë Afërdita Bibaj, e konfirmoi se peticionet e qytetarëve ajo i ka parë për herë të parë në hetuesi te Ferizajt, edhepse ishte pjesëmarrëse  në takimin e parë shqyrtues të po këtyre peticioneve, me ç’rast ky komision kishte vendosur që ta refuzojë kerkesën e banorëve legjitim të rrugës “Astrit Bytyqi” të cilët kërkonin ruajtje të banimit të ulët për shtëpitë e veta. 

I dëmtuari Haliti:  “ A e ke marrë, a e ke shqyrtyuar peticionin ti? Keni pasur urdhëresë. A keni shqyrtu peticionin, apo vetëm keni nënshkruar?

Dëshmitarja Bibaj: “ Disa herë e di që kam qenë vetëm fizikisht. Po tregoj se kam pasur preokupime të tjera që ndoshta më ka “ikur” si element, por s’më ka ikur si element.”

Imri Haliti si palë e dëmtuar prezantoi një peticion tjeter të banorëve të rrugës Astrit Bytyqi dhe të Lagjes së Re, i cili ishte i protokoluar në zyre të pranimit, por që dikush e kishte fshehur nga komisioni, pasiqë edhe mungonte në raportin final si peticion i shqyrtuar. Në pyetjen e Halitit nëse dëshmitarja e ka parë ndonjëherë këtë peticion, arkitektja Bibaj u përgjigj negativisht, duke mos ditur nëse ky peticion ka qenë shkak i rikthimit të një pjese në zonë të ulët.

I dëmtuari Haliti: “ A ke ti njohuri për këtë peticion, që është marrë për bazë për tu hequr ana e majtë?”

Dëshmitarja Bibaj: “ Unë asnjë peticion nuk e kam parë, unë kam pasur edhe obligime ndaj palëve të tjera me lëndë të tjera, kështu që në këto komisione kam marrë pjesë kohëpaskohe.”

I dëmtuari Haliti: “Unë vetëm si komision po të pyes kur ke qenë, vetëm si komision, a ju ka prezentuar ky peticion juve, që është marrë për bazë me u heqë ana e majtë?”

Dëshmitarja Bibaj: “Unë nuk e kam pa.”

Një risi tjetër që u shpalos nga ana e të dëmtuarve ishte se kundërpeticioni i deponuar nga Arben Kurteshi, ishte dorëzuar një ditë pas mbylljes së afatit ligjor për pranimin e peticioneve, ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, me 26 Prill 2017.  Në pyetjen për dëshmitaren se pse është shqyrtuar dhe aprovuar ky peticion jashtë afatit, dëshmitarja Bibaj deklaroi se nuk i dinte detajet për peticionet  e qytetarëve, pasiqe nuk i kishte parë në letër,  porse kishte vepruar me fjalë të dëgjuara nga departamenti i planifikimit

Gjykatësi Krasniqi: “Veç pak këtu, e ke ti vulën këtu, kur është pranuar, a shkruan vula që me 26-tin është pranuar?

I dëmtuari Haliti: “ E kam vulën, e kam vulën, ja ku është, data e pranimit, protokoli, krejt…”    

I akuzuari Faik Grainca, mohoi pretendimet e palës së dëmtuar për tejkalimin e afatin ligjor për deponim të peticionit në fjalë, duke u thirrur në një vendim të kuvendit për nisjen e fazës së shqyrtimit të PZHK-së. 

Sipas vendimit komunal të datës 9 Mars 2017, afati ligjor për pranimin e ankesave ne PZHK te Ferizajt ishte nga data 27 Mars – 25 Prill 2017 apo 30 ditë. Gjykimi ndaj Graincës dhe dy të akuzuarve të tjerë vazhdon të premten, më 22 Shkurt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending