Connect with us

Kosovë

SHBA-të riafirmojnë angazhimin për të ardhmen bashkë me miqtë kosovar

Published

on

Në shënim të përvjetorit të 249-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Mbretëria e Bashkuar, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar në X, duke riafirmuar angazhimin e tyre për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë, “së bashku me miqtë tanë kosovarë”.

“Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë.

Gjersa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë”, shkroi Ambasada Amerikane në X.

Kosovë

Ministri Fikrim Damka akuzohet për keqpërdorim të detyrës

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj.

Sipas njoftimit, Damka dhe Kamberaj akuzohen se nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro,” thuhet në njoftim.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen deri në pesë vjet burgim, sipas kodit penal të Kosovës.

Fikrim Damka , i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës,  u emërua ministër për Zhvillim Rajonal në vitin 2021.

Continue Reading

Kosovë

Në Merdarë sekuestrohen mbi 119 mijë euro të padeklaruara

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dalje të pikës kufitare në Merdarë ka sekuestruar mbi 119 mijë euro të padeklaruara në një veturë me targa të Serbisë dhe me drejtues e pasagjer me shtetësi serbe .

“Me datën 03.07.2025 rreth orës 21:30, në dalje të pikës kufitare Merdare, zyrtarët policorë kufitarë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, automjetin me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 000 euro me vete.

Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht dhe u janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përvjetorin e 249-të të pavarësisë .

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi presidentja Osmani në Facebook, bashkangjitur me një video porosi për  miqësinë dhe ndjenjat e veçanta të popullit të Kosovës për popullin amerikan.

Continue Reading

Trending