Connect with us

Kosovë

Një muaj paraburgim Ramadan Morinës, i dyshuar për masakrën në Burim të Malishevës

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës, të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës.

Në arsyetimin për paraburgim, gjykata thotë se Morina po të lihej i lirë, do të mund të arratisej, pasi i njëjti e ka shtetësinë dhe vendbanimin e përhershëm në Serbi.

“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.M. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se ai ka shtetësinë e Serbisë, ka vendbanimin e përhershëm në Serbi, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale, gjithashtu Gjykata konstaton se nëse i pandehuri lihet në liri paraqet rrezik real se i njëjti mund të identifikoj dëshmitarët dhe të ushtroj ndikim tek të njëjtit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës

Sipas prokurorisë “R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët derisa konfirmoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të të mbijetuarve.

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending