Connect with us

Ferizaj

Shtatë kandidatë për postin e të parit të LDK-së në Ferizaj?

Published

on

      Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka shpallur zgjedhjet e mbrendshme mbrenda kësaj partie, por gjatë këtyre ditëve ky subjekt do ta bëjë të qartë datën se kur do të fillojë ky proces.
Kryetari aktual i kësaj partie në Ferizaj, Muharrem Svarqa, tha se ajo që dihet, është se këtë vit do të shpallen këto zgjedhje dhe dega e Ferizajt është e gatshme  të shkojë në zgjedhje të brendshme.

“Sa i takon zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, zgjedhjet të cilat mbrenda këti viti sigurisht se do të mbahen, por nuk mund të flasim për datën e saktë, se kur, por unë shpresoj se ato shpejtë do të shpallen dhe besoj se LDK si forcë kryesore politike në vend, do të organizojë zgjedhjet e veta të lira brendapartiake në harmoni me të gjitha dokumentet e partisë,  zgjedhje të cilat do të mbahen në një frymë demokratike dhe sigurisht se do të nxirren figura të cilat do të avancojnë LDK-në dhe do t’i çojnë proceset përpara në mënyrë që LDK në zgjedhjet nacionale, kurdo që mbahen, ato ta merr pushtetin për të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj” – deklaroi Muharrem Svarqa.

Svarqa tha se LDK- është duke punuar që jo vetëm të zhvillojë zgjedhje mbrenda partisë por edhe ta shtyejë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“LDK është e gatshme, po ashtu punon që zgjedhjet të ndodhin sa më shpejtë që është e mundshme jo për LDK-në, por për Kosovën, ne gjendemi në një status-quo të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës,  i cili shtet po qeveriset nga një koalicion i pakicës, të cilët nuk e kanë shumicën në vendimarrje dhe të cilët i kanë hyrë proceseve me rëndësi nacionale, pa pasur një koncenzus paraparak poltik për t’i kaluar këto procese, ndoshta më të mëdha dhe më të rënda që ndodhen para Kosovës” – shtoi Svarqa.

Edhepse akoma nuk dihet data e zgjedhjeve të brendshme brenda LDK-së, kryetari i dikurshëm i Ferizajt paralajmëroi se prapë do të kandidohet për postin e kryetarit të degës së LDK-së. Ndërkaq burime brenda LDK-së bëjnë të ditur se deri tani janë paralajmëruar 7 kandidatura për postin e të parit të kësaj partie në Ferizaj, por gjer tani në kuloaret e këtij subjekti po lakohen vetëm e emrat e Muharrem Svarqës, Gëzim Kokollarit, Ekrem Mustafës dhe Blerim Graincës.    

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Punëtori që ra nga kulmi i një objekti në Babush u dërgua në QKUK  

Published

on

Një 27-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga kulmi i një objekti në fshatin Babush, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti u raportua të mërkurën, 20.05.2026 rreth orës 15:00.

“Është raportuar se viktima )mashkull kosovar) derisa kishte qenë duke punuar në kulmin e një objekti ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Ferizajt, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK” thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektorët e punës derisa rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Ferizaj

Policia godet një rrjet të kontrabandës së kafshëve në Ferizaj

Published

on

Policia kufitare ka realizuar një operacion në fshatin Rakaj të Ferizajt, nën dyshimin për kontrabandë të dhe mbajtje të paligjshme të kafshëve.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të njësive policore dhe inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), në pronën e të dyshuarit L.K dhe dy lokacione tjera, janë gjetur 100 krerë dele pa numra matrikulli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti po trajtohet si “Kundërvajtje doganore” dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm.  

Continue Reading

Ferizaj

Premiera e dramës“Kush është Silvia?” shfaqet të premten në Teatrin e Gjilanit

Published

on

Shfaqja teatrore “Kush është Silvia?” do të ketë premierën këtë të premte, më 15 maj 2026, nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja është realizuar sipas dramës “The Goat, or Who is Sylvia?” të autorit Edward Albee,ndërsa përshtatjen dhe dramaturgjinë e ka bërë Fjona Hyseni.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisori ferizajas Fatmir Hyseni kurse në role paraqiten Dardane Mehmeti, Kushtrim Qerimi, Xhelal Haliti dhe Valentin Mehmeti.

Organizatorët kanë njoftuar se, përveç premierës së sotme, publiku do të ketë mundësi ta ndjekë edhe reprizën e shfaqjes të shtunën, nga ora 20:00.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa në realizim kanë ndihmuar edhe Teatri i Qytetit në Gjilan dhe Teatri Adriana i Ferizajt.

Continue Reading

Trending