Connect with us

Ferizaj

46 kërkesa për qasje gjatë vitit 2018

Published

on

Instrument kyç për funksionimin  e një shoqërie demokratike është transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve para publikut për veprimet dhe shpenzimet e veta. Mekanizëm ligjor që e garanton këtë proces konsiderohet të jetë drejta për qasje në dokumente publike e definuar me Ligjin për qasje në dokumente publike numër 03/L-215.

Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun pranë zyrës së kryetarit të komunës, tha se kërkesat për qasje në dokumente publike kanë qenë kryesisht të natyrës së kontratave dhe marrëveshjeve të ndryshme që ka bërë ekzekutivi.  Sipas Sherifit, mungon vetëdijësimi i qytetarëve për të kërkuar informacione për punën që e bën udhëheqësia komunale.

“Qasja në dokumente publike është e rregulluar me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës. Kjo parashihet edhe me rregulloret komunale në këtë rast rregullorja për transparencën komunale. Gjatë vitit 2018 janë parashtruar gjithsej 46 kërkesa për qasje në dokumente publike, nga to 37 apo 90% e tyre u është lejuar qasja, ndërsa 8 prej tyre janë refuzuar me arsyetimet përkatëse, kurse njërës i është lejuar qasja e pjesëshme. Ky numër nuk është shumë i madh krahasuar me kërkesat që ka ndaj Kuvendit të Komunës gjegjësisht Komunës së Ferizajt, por presim që të rritet vetëdija qytetare, por edhe e shoqërisë civile edhe mediave në kërkesa për dokumente publike, edhepse si hap preventiv në këtë pikëpamje ne kemi publikuar një varg dokumentesh, që natyrshëm reduktojnë edhe numrin e dokumenteve për qasje në dokumente zyrtare. Pra nuk është një numër i madh, mirëpo një numër solid prej tyre me 90% me lejim për qasje në dokumente publike” deklaroi zëdhënësi Sherifi.

Sa i përket tarifës së vënë në shumë prej 5 eurove për të bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare të cilën e ka miratuar Kuvendi Komunal i Ferizajt gjatë këti viti, Sherifi tha se ende është në diskutim kjo pagesë , por sipas tij kjo pagesë prej 5 eurosh është simbolike, marrë parasysh shpenzimet materiale që bëhen për të siguruar këto dokumente.

“Nuk është një shumë e vendosur kuturu pa ndonjë analizë paraprake. Ju e dini që ka kërkesa të shumëta,  po flas jo vetëm në nivel lokal por edhe qëndror dhe rregullativat ligjore parashohin që të ketë një kosto apo një pagesë për dokumentet që kërkohen. Gjithmonë flasim për dokumente ku kërkohet angazhim shtesë i zyrtarëve për t’i siguruar ato dokumente apo edhe për t’i bërë kopje këto dokumente dhe këto natyrshëm kanë një kosto. Por kjo si problematikë që është ngritur në asamblenë komunale por edhe në mesin e shoqërisë civile është në fazë diskutimi nga zyrtarë të Drejtorisë së Financave,  në mënyrë që ti jipet një drejtim edhe kësaj. Sa kam unë dijeni ende nuk është në zbatim,  por janë grupet e ekspertëve që po bëjnë analizën e duhur. Por kërkesat janë të vogla,  pagesa është simbolike që mbulon shpenzimet e materialit zyrtar për kthimin e përgjigjjes, dhe si të tilla nuk besoj që paraqet ndonjë vështirësi për kërkuesin e dokumentit” tha Sherifi.

Sipas ligjit për qasje në dokumente publike, të gjithë qytetarët kanë të drejtë qasjeje në të gjitha dokumentet e hapura publike, përfshirë vendimet, shpenzimet, marrëveshjet, kontratatat e realizuara nga ekzekutivi apo legjislativi   komunal, përfshirë këtu edhe dokumentet e të gjitha shërbimeve publike që operojnë në vend.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Trending