Connect with us

Kosovë

Kadri Veseli: Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën, e drejta do të triumfojë

Published

on

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij përfundimtare në sallën e Gjykatës Speciale, është shprehur i bindur se drejtësia do të vjen, ndonëse mund të vonohet.

“Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin,” tha Veseli.

Krijimi i kësaj gjykate është rezultat i një debati të gjerë në vendin tim, por mbi të gjitha, ajo që duhet të mbizotërojë prej saj është drejtësia dhe paanshmëria në gjykimin e së vërtetës dhe në realitetin objektiv në të cilin kemi vepruar. Qëndroj këtu me bindje dhe me besim se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia, dhe se drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Kam jetuar me këtë bindje. E di kush jam, e di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë” tha Veseli.

Ai theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer ndonjë krim.

“E di çfarë do të thotë të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm, një përvojë që s’ia dëshiroj askujt. Kam mësuar një të vërtetë, në padrejtësi, njeriu duhet të ruajë integritetin moral dhe vlerat themelore humane. Disa mund të pyesin nëse këto janë vetëm fjalë apo nëse pasqyrohen në jetën dhe veprimet e mia. Përgjigjja është e qartë, jo vetëm në fjalët e mia, por mbi të gjitha në provat e paraqitura para kësaj gjykate. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk u provua asnjë veprim nga ana ime”, deklaroi Veseli.

Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar personin me inicialet A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftim thuhet se i pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie dhe një uniformë e policisë së Serbisë.

Continue Reading

Kosovë

Prokuroria autorizon Policinë të kryej hetime lidhur me njehsorët e KEDS-it

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të KEDS-it.

Në njoftimin e publikuar për media, Prokuroria tha se ka dyshime që njehsorët e rrymës nuk po e bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.

“Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it.

Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,“ thuhet mes tjerash në njoftim.

Lidhur me këto dyshime, dje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit paralajmëroi gjoba ndaj KEDS-it, pasi gjeti parregullsi në disa njehsorë të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosovë

MINTI paralajmëron gjoba për KEDS-in për shkak të njehsorëve

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka paralajmëruar gjoba ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), si pronare dhe shfrytëzuese e njehsorëve elektrikë, pasi gjeti parregullsi në disa prej tyre.

MINTI tha se është bërë verifikimi i parë i njehsorëve, pas themelimit të komisionit ad hoc për verifikim, dhe është vërtetuar se njehsorët kanë qenë me afat të skaduar të vlefshmërisë, ka pasur devijime me orë dhe ditë, por “matja e energjisë elektrike kanë rezultuar të jetë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar”.

Verifikimi laboratorik u bë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të MINTI-t.

“Me të marrë raportin e gjetjeve, MINTI do të kërkojë zyrtarisht nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për marrjen e masave konform devijimeve të konstatuara”, tha MINTI.

Ndërkaq, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut – që po ashtu funksionon në kuadër të MINTI-t – “do të shqiptojë gjoba ndëshkimore ndaj KEDS-it, si pronar dhe shfrytëzues i njehsorëve, për çdo gjetje që lidhet me afatin e skaduar të vlefshmërisë së njehsorëve”, u tha në njoftim.

MINTI tha se verifikimet e njehsorëve do të vazhdojnë, teksa komisioni ad hoc veçse ka tërhequr njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasaktë.

Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është me rëndësi, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.

Në Kosovë ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

Shqetësimet për devijime në njehsorë fillimisht u ngritën nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe media lokale, Nacionale, që publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

Ndërkaq, KEDS-i gjatë një konference për media më 1 prill tha se mospërputhjet janë çështje teknike dhe jo manipulim. Sipas kompanisë për shpërndarjen e energjisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

ZRRE, ndërkaq, është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë.

Debati për parregullsitë në njehsorë elektrikë vjen në kohën kur ZRRE-ja pritet që më 1 maj të shpallë tarifat e reja, që vlejnë deri më 31 mars. Shpallja e tyre ishte paraparë të bëhej më 1 prill, por u shty.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending