Connect with us

Ferizaj

Grainca me dëshmitarin ia japin një “xhiro” me veturë

Published

on

Seanca gjyqësore e caktuar për sot ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Ferizajt, Faik Grainca, i cili po akuzohet se gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal në mënyrë të kundërligjëshme dhe pa dëshirën e banorëve ktheu në zonë të ndërtimit të lartë rrugën “Astrit Bytyqi”, nuk u mbajt pasi mungoi i akuzuari i tretë Izer Ramadani, për të cilin u tha se kishte probleme shëndetësore.
 Por përkundër që seanca nuk vazhdoi, palët e dëmtuara Imri Haliti dhe Bekim Haliti në gjykatë deklaruan  se i akuzuari Grainca  në vazhdimësi është në kontakt dhe po ndikon tek dëshmitarët e këtij rasti. 
Sipas palës së dëmtuar,  pas përfundimit të seancës së kaluar më 8 Maj të këtij viti, Grainca e kishte marrë me veturë të tij dëshmitarin Bekim Idrizi i cili ishte në radhë për të dëshmuar, dhe  ky veprim sipas Halitit  nuk është i ligjshëm.

Në seancën e kaluar kur ka qenë i ftuar dëshmitari Bekim Idrizi, si është dalur i akuzuari Faik Grainca e ka marrur me veturë, edhe nuk është hera e parë që me dëshmitar del në drekë nga Gjykata, dhe nuk e di sa është e drejt kredibiliteti i këtyre dëshmitarëve. Kemi pasur raste edhe me dëshmitar të tjerë, kur është kry seanca në pauzë kanë dalur në drekë“,- tha Bekim Haliti.

“Është e vërtetë, rrugës  tu ec me veturë më ka marrë por nuk kam ngrënë drekë e as kafe nuk kam pi, pasi kam qenë agjërushëm, kështu që  nuk besoj që është dicka tendencioze”, u shpreh dëshmitari  Idrizi.

Për këtë veprim të dëshmitarit trupi gjykues tha se është prokurori ai që duhet të merret me këtë, pasi dëshmitarët janë të propozuarit e tij.

“Ti je vet jurist i di këto rregulla, e ke kryer praktikën në Gjykatë, e di si shkon. Vërejtet i dëgjuat, ju duhet të përmbaheni nga kontaktet me njerëzit të cilët do të dëshmoni për ta “– tha gjyqtari Krasniqi.

Asgjë nuk ka qenë kryetar, vetëm 200 metra  me veturë edhe kemi zbrit, ai në punë të vetën unë në timen, asgjë nuk kemi bisedu, vetëm apo vjen, 200 metra me veturë edhe kam zbritur“,tha dëshmitari Idrizi.

Dëshmitari duhet me qenë i paanshëm edhe mos me i shkaktu dilema palëve në procedurë“, tha Gjyqtari Krasniqi.

Lidhur me këtë takim në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit, prokurori Burim Çerkini kërkoi që dëshmitari Idrizi menjëherë  të jep deklaratë në prokurori.

“Pasi është informacion i ri për neve, Beka vjen në prokurori pas seancës”, urdhëroi në seancë prokurori i rastit Burim Çerkini.

Pas këtyre deklaratave reagoi Grainca duke mos mohuar qëndrimin me dëshmitarin Idrizi, tha se ai me dëshmitar njifet me vite të tëra dhe deri sa nuk ekziston një vendim i Gjykatës që i ndalon kontaktin me ta ai do të bisedoj me ta sa herë që takohet.

“Është e vërtetë që e kam ndalë veturën dhe ka hyp, por dëshmitë e tyre se unë kam qenë në drekë janë gënjeshtra, me asnjë dëshmitar kurrë nuk kam qenë në drekë, unë me këta njerëz njifem mbi 20 vite, dhe nuk ka asnjë vendim të gjykatës që mua më ka ndaluar që mos të komunikoj me këta njerëz. – tha i akuzuari Grainca

Pala e dëmtuar poashtu tha se  i akuzuari Grainca është parë në veturë të vet së bashku  me një zyrtar të lartë të hetimeve në Policinë së Kosovës .

Kryetar kam unë fotografi dhe video, ky edhe me shefin e krimeve ekonomike ditën që ka dhënë dëshmi është parë në veturë me të“- tha Bekim Haliti.

Ndryshe, seanca e sotme gjyqësore do të vazhdojë nesër me marrjen në pyetje të dëshmitarit Bekim Idrizi, i cili është zyrtar në komunën e Ferizajt, dhe i njejti në vitin 2017 ishte anëtar i komisionit për shqyrtimin e ankesave në  PZHK të Ferizajt .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending