Connect with us

Ferizaj

Pluhuri i “Gropës” i bëri taksistët e Ferizajt për spital

Published

on

Ish sekretarja e shtetit amerikan, zonja Medllin Ollbrajt e nderoi popullin e Kosovës me pjesëmarrjen e saj në  ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit. Ollbrajt erdhi dhe shkoi, ndërsa  rruga e Ferizajt e cila mban emrin e kësaj figure më meritore për çlirimin e Kosovës, edhe pas 30 ditësh vonese, akoma ka mbetur si një shtresë e zhavorit të shtypur mbi “Gropë”.

Pluhuri i madh që po shkaktohet nga lëvizja e veturave dhe kamionave që po kalojnë atypari, përveç se po u bën dëme të mëdha bizneseve, ai edhe qytetarëve po ua rrezikon jetën dhe shëndetin.

Çdo ditë këtu jam, prej pluhurit mbarum, atyre nuk është tu jav ni hiç, nuk interesohen me ardhë këtu e me pa gjendjen, a besoni që katër persona infarkt kanë pasur nga ky pluhur, katër taksista kanë probleme“, tha një taksist që është i stacionuar tek rrethi afër shtëpisë së pensionistëve.

Ky pluhur, ky beton është tepër e rrezikshme, të paktën një shtres të vogël me dhënë“, tha  Isak Muhaxheri.
Vijnë e bijnë zhavor, e zhavori po i dëmton edhe veturat, kush i pagun këto dëme?“, pyeti një qytetar tjetër.

QytetarëT janë edhe kreativ se si të avansohen metodat e reja të transportit urban gjatë kohës së  fluksit të mërgimtarëve, të cilët si zakonisht vijnë për pushime nga mesi i korrikut.

“Kur të vinë gurbetaqarët  nuk e di, nashta me helikoter i çojnë a nuk e di përndryshe është tmerr!”, tha Muhaxheri.

Por ka dhe qytetarë që thonë se premtimi i dhënë për asfaltim të rrugës është duke u realizuar.

“Dëm është për neve por është përparësi që e kanë  shtruar rrugën me zallë edhe pse pluhuri është, por firma është tu punu mirë dhe e ka kalu shumë mirë, është pak keq për fëmijë e pleq  edhe pse na ka shkaktu dëme pak neve si biznese por jemi duke e marrë veten. Na kanë premtu këto ditë se kanë me kry krejt komplet, qysh kanë thanë me 14 të këti muaji, me 14 i kanë qitë pikat e kanë përfunduar.“, tha afaristi Arsim Ejupi.

Ekipi i TV Tema gjatë dy ditëve ka provuar të marrë një përgjigjje nga drejtori  Bytyqi në lidhje me vonesën e asfaltimit, mirëpo  ai nuk u është përgjigjur telefonatave nga redaksia jonë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për posedim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të kokainës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës në të cilën ishin të dyshuarit, janë gjetur 5.79 gramë kokainë, kurse më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 26.09 gramë të tjera të kësaj substance narkotike.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën mbrëma, më 25.05.2026, rreth orës 21:30 në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending