Connect with us

Ferizaj

Partitë e Ferizajt të gatshme për zgjedhje

Published

on

Situata e re politike në vend, ka bërë që edhe partitë politike në Ferizaj të angazhohen për procesin e zgjedhjeve. Përveç organizimeve me struktura të tyre, partitë e këtushme tashmë po i kalkulojnë edhe koalicionet e mundshme për të hyrë në zgjedhjet, që sipas burimeve pritet të mbahen në shtator. Kryetari i LDK-së në Ferizaj Muharrem Sfarqa, njëherit edhe anëtar i kryesisë së LDK-së, tha se ky subjekt politik ka punuar intenzivisht per provokim të këtyre zgjedhjeve, duke shtuar se ka ardhur koha që të ndërrohet modeli i qeverisjes, për të cilen Kosova ka më së tëpërmi nevojë. Sfarqa tha se përveç PDK-së që është e përjashtuar si parti për lidhje koalicioni, takimet me partitë e tjera politike të vendit do t’i shpeshtojnë gjatë këtyre ditëve:

 “Ne brenda strukturave të LDK-së do ti diskutojmë me përgjegjësi të lartë të gjitha rrethanat në të cilat zhvillohet ky proces zgjedhor, realisht, LDK-ja nuk ka partner të tjerë pos lëvizjes Vetëvendosje, por që është në kompetencë të organeve të partisë për të marrë vendim përfundimtar. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është që duke pasur parasysh përvojat jo të mira që kemi pasur me partnerë të koalicioneve si dhe dëshirën e elektoratit dhe qytetarëve që në asnjë mënyrë LDK-ja të futet në koalicion me PDK-në, dhe që PDK-ja përfunimisht me tërë arsenalin e LAN-it artifical që ka krijuar përmes PAN-it që të shkojë në opozit për të mirën e Kosovës“, tha Sfarqa.

 Ndërkaq, drejtues të Vetëvendosjes në Ferizaj thonë se ky subjekt politik me shumë se asnjëherë është i përgatitur për t’i fituar këto zgjedhje. Kur bëhet fjalë për koalicione, Valon Ramadani, kryetar i VV-së në Ferizaj, thotë se ky subjekt ende nuk e ka ndonjë vendim, porse LDK-ja mbetet e parapëlqyera e VV-së për bashkëpunim.

“Lëvizja Vetëvendosje, dua ta ceki që është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çfarëdo forme, edhe vetë por edhe me ndonjë bashkëpunim. Ta zëmë bashkëpunimi që kemi pasur me LDK-në në dy vitet e fundit, kemi bashkëpunuar shumë ngushtë ne bërjen e opozitës. Por sigurisht, ne jemi të hapur për bashkëpunime edhe parazgjedhore ose paszgjedhore, edhepse një vendim të prerë do të merr këshilli i pergjithshëm. Ndërkaq, ajo që dihet dhe është e prerë është që Vetëvendosje nuk do të bashkëpunojë asnjeherë me PDK-në.“-  tha Valon Ramadani.

Të përgatitur për këtë proces të zgjedhjeve nacionale , u shprehen edhe drejtues të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj. Kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, tha se subjekti i tyre ka punuar intenzivisht në terren, sa që tash për tash qëndrimi i partisë është për të garuar e vetme.

“Ne në kryesinë qendrore kemi qëndrim që të shkojmë vet në zgjedhje, mirëpo deri në momentin e fundit janë opsionet e hapura si nga pozita ashtu edhe nga opozita . Do të thotë Nisma sot ka oferta shumë të mira prej të gjithëve, mirëpo ne kemi qëndrim që të shkojmë të vetëm ne zgjedhje” – tha Besnik Berisha i Nismës Socialdemokrate.

LDK-ja , Vetëvendosja si dhe Nisma e Ferizajt, së shpejti do të dalin edhe me perbërjen e listave me kandidatë për deputetë të parlamentit të Kosovës

“Ne do të bisedojmë akoma nuk kemi emra konkret, ambiciet janë legjitime dhe legale, une besoj që organet ekzekutive të degës së LDK-së do të jenë ato që në parim do t’i miratojnë kandidaturat që do të propozohen nga kjo degë, e të cilat kalojnë në filtra tjerë në kryesinë e LDK-së. Nuk e përjashtoj mundësinë edhe une që të kandidohem, besoj që në drejtim të rritjes së votës së LDK-së do të bëjmë një seleksionim te figurave që janë të pranueshme për elektoratin”, – tha kryetari i degës së LDK-së, Muharrem Sfarqa

“Ne bashkarisht me gjithë kryetarët e nendegëve, do të organizohemi që te kemi përfaqësim të mirë edhe në kuvendin e Kosovës nga rajoni i Ferizajt. Ne do të çojmë propozimet në kryesi, dhe me pas nga lartë do të vendosen emrat. Unë gjithsesi që do të jem kanidat për deputet dhe ma merr mendja që me mbështetjen e elektoratit Ferizajas dhe gjithë Kosovës do t’ia arrij këtij qëllimi, që të jem deputet i parlamentit“, – u shpreh kryetari i degës së Nismës, Besnik Berisha .

“Siç dihet, që ne zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para ne Ferizaj, diku 15 mijë e 200 vota , diku 2 mijë prej të dytit dhe 3 mijë prej të tretit. Ne kemi qene të parët, dhe jam i bindur që VV në Ferizaj prapë është e para. Për deputetë statuti i Lëvizjes është ai që i dërgon emrat në këshill të përgjithshëm, dhe mendoj që secili aktivist që është i qendrës e ka të drejten për të kandiduar. Unë mendoj se do të jem kanidat, pasi që keshtu mendon edhe anëtarësia por edhe rrethi, pasi që tashmë e kemi treguar që duhet te jem ne listë për deputet”, tha Valon Ramadani, kryetar i qendrës së VV-së në Ferizaj.

Në kuadër të këtyre vlerësimeve për sitatën politike dhe organizimin e partive për zgjedhje, televizioni Tema, nesër do te merr edhe qëndrimet e subjekteve të tjera politike në Ferizaj, pra të PDK dhe AAK dhe AKR-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending