Connect with us

Ferizaj

LVV mban tubim me elektoratin në Kaçanik

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur tubim elektoral me simpatizantët e saj në Kaçanik. Me këtë rast, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u tha kaçanikasëve se erdhi dita që më 6 tetor të shpenzojnë 15 minuta kohë për të votuar, në mënyrë që të fitojnë 4 vite mirëqenie me dinjitet.

“Të gjithë ju këtu dhe ata të tjerët në Kaçanik që na ndjekin në rrjetet sociale e padyshim që do të na bëjnë fitimtarë më gjashtë tetor, kanë nevojë për edukim e aftësim profesional, për punë të dinjitetshme, e tash erdhi dita që të ndajmë 80 milionë euro për ndërmarrësi, që të përkrahim 8 mijë grupe të rinjësh në mandatin tonë katër vjeçar, sepse të rinjtë e Kaçanikut, sikurse të rinjtë e të rejat në mbarë Kosovën kanë talentin e zgjuarsinë, e me Vetëvendosjen në qeveri do ta kenë edhe mbështetjen edhe mundësinë, erdhi dita ta luftojmë varfërinë e ta mbështesim rininë”, tha mes tjerash Kurti.

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, Ferizaj e Kaçanik, kërkuan votën e kaçanikasëve në zgjedhjet e 6 tetorit, duke premtuar ekonomi më të zhvilluar, arsim më cilësor dhe emancipim të gruas në shoqëri.

“Na ndihmoni ta ndihmojmë të riun e pashpresë, qytetarin e papunë, të varfërin e shkretë, skamnorin e braktisur e të sëmurin e shpërfillur, na ndihmoni ta ndihmojmë studentin e profesorin, pacientin e mjekun, punëtorin e sipërmarrësin, bujkun e fermerin, na ndihmoni ta ndryshojmë Kaçanikun e Kosovën”, tha  Avni Tafili, kandidat për deputet nga Kaçaniku.

“Fitoren e 6 tetorit bashkë me kandidatin tuaj dhe nga e gjithë Kosova sot kemi ardhë këtu me i dhënë mbështetje liderit politik më të pastër, më të dijshëm, më të guximshëm që ka dhënë shqiptaria në dekadat e fundit, kryeministrin në ardhje Albin Kurtin. Tubimi i sotëm qenka madhështor duke iu falënderuar juve qytetarë të Kaçanikut, aktivistë të Vetëvendosjes, djem e vajza që shqiptarinë e keni në zemër, me ju fitorja e VV-së dhe fitorja e Kosovës është shumë më afër se kurrë, programi është thënë qartë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës e dinë fare mirë, qytetarët e Kaçanikut dhe tërë populli i Kosovës e meritojnë që ta gëzojnë një shtet me ekonomi të zhvilluar, me demokraci që vepron dhe me institucione që u shërbejnë dhe u japin juve llogari“, theksoi Enver Haliti, kandidat për deputet nga Ferizaj.

“Qeveria Kurti për emancipimin e gruas do të nis me 1 mijë burësa për studentet, për vajzat, sidomos për intelegjencën e tyre në shkencat teknike natyrore brenda dhe jashtë vendit“, u shpreh Vlera Gjakova kandidate për deputete nga Prishtina.

Për t’i dhënë mbështetje liderit të tyre, në këtë tubim elektoral të pranishëm ishin edhe kandidatë të tjerë që garojnë për pozitën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending