Connect with us

Ferizaj

”Privatizimi i KF ”Ferizaj” për interesa individuale”

Published

on

Në muajin korrik të këtij viti, klubi i futbollit “Ferizaj”, nga një menaxhim publik u shndërrua në shoqëri aksionare, ku investitorë u bënë disa kompani vendore dhe një angleze, të cilës i prinë futbollisti anglez, Brian Deane.

Privatizimi i klubit të futbollit gëzoi anëtarët e tij, pasi u mendua  se problemet  financiare te këtij klubi do të marrin fund.

Por, në realitet një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi problemet me financa akoma po vazhdojnë aq sa lojtarët janë duke i bojkotuar ndeshjet për shkak se nuk janë paguar  ende.

 Pasi ky problem u shpërfaq në publik, reagoi edhe investori anglez përmes një letre publike,  duke thënë se mospagesa e lojëtarëve  është qesharake.

 Në këtë letër,  Deane tregon pjesë të marrëveshjes kur janë dakorduar për privatizim të klubit.

”Me 7 korrik 2019 ne jemi pajtuar të marrim 51% të pronësisë së KF Ferizaj, një klub futbolli i cili ishte në rrezik financiar për suportuesit dhe lojtaret e të cilit ishin besnik. Ne kemi marrë garanci të ndryshme për klubin dhe të ardhmen e tij të ndritur. Neve poashtu na është garantuar se do të jepet tokë në të cilen ne do të mund të ndërtonim hapësirat e trajnimit, stadiumin e ri nga i cili do të përfitonte klubi dhe komuna e Ferizajt. Ne mbesim me shprese se këto premtime do të përmbushen”, thuhet ne letren e Dean.

Këta rreshta të investitorit anglez iu duken të dyshimtë përfaqësueve të subjekteve politike në Ferizaj. Ata thonë se për t’i garantuar tokë një investitori privat duhet të ndjeken procedura të cilat në radhë të parë kanë të bëjnë me kalimin përmes Kuvendit Komunal.

“Në bazë të përgjigjeve që ka dhënë investitori të cilin nuk e njohim ne, del se krejt kjo punë është bërë për pazare me dhënien e lejeve ndërtimore dhe tokave pasi që saktësisht nga data kur kryetari Aliu i ka pezulluar lejet ndërtimore  ka filluar një degradim dhe mosinvestim në klube, prandaj ndoshta kjo mund të jetë një shantazh  i njerëzve që menaxhojnë klubet për t’i dhënë lejet e ndërtimit ndaj kryetarit Aliu që ne nuk dëshirojmë të jetë kështu, por të gjitha analizat çojnë në këtë drejtim“, tha Gëzim Kokollari, LDK.

 “Besoj që ka qenë e padrejtë dhe e pasinqertë nga ana e ekzekutivit të Ferizajt që t’i ofrohet garanci një investitori se do të jepet prona pa kalur procedura që kërkohen me ligj dhe pa kaluar në Asamblenë komunale. Në njëfarë forme janë vet ata politikanë që e kanë privatizuar klubin dhe në të njëjtën formë të njëjtit dëshirojnë edhe që të japin prona po të njëjtit klub për ndërtime të objekteve që do të shërbenin për atë klub. Ne kemi dhënë dyshimet tona se është kah fshehet diçka prapa privatizimit të atij klubi, janë njerëz që merren me politikë nga PDK-ja që në njëfarë forme janë privatizuesit  e atij klubi dhe janë fshehur pas disa emrave nga Britania e Madhe me çka po del se ata nuk janë serioz dhe se nuk kemi parë asnjë hap të tyre deri në ditët e sotme”, tha Enver Haliti, LVV.

“Fillimisht klubi i Ferizajt është një klub privat dhe nuk mundet të jetë brengë e komunës pasi për këtë është privatizu dhe është brengë e pronarëve të klubit.  Sa i përket marrëvshjes që ndoshta mund të jetë edhe spekulim pasi nuk e kam parë, por nuk mund të jetë që klubi edhe të shitet edhe t’i jepet tokë. Tokat fillimsht me prioritet mund të jepen për ndërmarrje prodhuese e pastaj edhe biznesore që e kanë qëllim punësimin e qytetarëve, duhet ta kenë një projekt, me çfarë kushte, sa punësojnë e të tjera dhe rregullat janë që prona mund të jepet vetëm përmes Kuvendit dhe jo ndryshe dhe nuk mund të bëj askush marrëveshje paraprake pasi për këtë ka rregulla, edhe ai klub privat sikur të gjitha ndërmarrjet mund të konkurroj në bazë të konkursit për ta marrë dhe nëse i plotëson kushtet mund të procedoj tutje, por paraprakisht të bëhet, një marrëveshje e tillë është e jashtëligjshme dhe nuk mund të funksionoj”, tha Xhavit Zariqi, AAK.

 Ka disa ditë që Televizioni  Tema ka tentuar të marrë një  deklaratë nga Komuna e Ferizajt për këtë çështje, po ashtu edhe nga investitorët vendor të klubit dhe drejtuesit e saj, por që të gjithë kanë refuzuar të flasin për këtë deklaratë të investitorit anglez Brian Dean.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending