Connect with us

Ferizaj

”Zona e pritjes” shfaqet në natën e tretë të Festivalit të Teatrove

Published

on

Me shfaqjen  “Zona e pritjes” nga regjisori Fatos Berisha, të ekzekutuar nga teatri i Shkodrës, në teatrin “Adriana” të Ferizajt, mbrëmë  është mbajtur nata e tretë e Festivalit të Teatrove. Regjisori Agim Selimi tha se ishte nje shfaqje përplot emocione.

“Një shfaqje shumë e thjeshtë, mirëpo shumë domethënëse, mendoj që sa e kam parë teatrin e  Shkodrës që 20 vite nuk kam pa shfaqje që ka qenë më me këmbë në tokë dhe më mirë që kanë luajtur aktorët shkodranë, kjo flet për një bashkëpunim shumë të mirë të një regjisori kosovar me aktorë të mrekullueshëm të Shkodrës, sepse gjithmonë aktorët e Shkodrës e kanë një lloj patosi, mirëpo në këtë rast ishin shumë normal dhe përcollën një mesazh me një thjeshtësi shumë të madhe me mesazh shum të madh për jetën e rëndomtë”, u shpreh ai .

Ndërsa, vet regjisori i shfaqjes Fatos Berisha tha se publiku ferizajas e priti shumë mirë këtë shfaqje.

“Ishte shumë interesant për mua, sepse publiku i Ferizajt e priti jashtëzakonisht mirë, jo vetëm që e priti mirë, por edhe ka reaguar saktësisht në ato vende ku ne e kemi planifiku gjatë provave, gjatë punës së procesit që këtu do të duhej të reagonin kështu dhe kjo ka qenë shfaqja më e mira sipas meje nga të gjitha shfaqjet, sepse ne kemi pas shfaqje edhe në Shkodër edhe në Tetovë edhe këtu, edhe ka qenë një publik si të themë super- super e saktë nëse mund të quhet kështu, pra në kuptimin e reagimeve, marrjes si të them të batutës, por edhe në fund m’u duk të duartrokitjes. Unë për vete u ndjeva shumë mirë dhe më vjen mirë, sidomos për trupën e Shkodrës me të cilët me aq sa pata rast të bisedoj pas shfaqjes, ishin jashtëzakonisht të kënaqur me pritjen e publikut në Ferizaj“, tha Berisha.

Rita Gjeka, aktore në këtë shfaqje, tha se e ka të vështirë të gjej fjalë  për t’i shprehur emocionet që kishte nga pritja e audiencës ferizajase.

“Nuk di me e përshkru, sepse më kapi një emocion shumë i madh, edhe pse shfaqja është një shfaqje që ndjehemi të relaksuar ne si aktorë sepse regjisori ka bërë që ne me qenë të parët dhe është gati e padukshme puna e tij për një sy jo të stërvitur faktikisht pas reagimit të spektatorëve unë nuk kam fjalë, nuk di as çka të them, kam mbetur kështu si e mpirë, nuk e di nuk e prisja këtë lloj duartrokitje edhe tash që po më ndalin njerëzit, nuk e di veç duhet me thënë faleminderit Zotit jemi një, nuk e di, këtu në Ferizaj gjithmonë na ndodhë kjo gjë”, u shpreh Gjeka.

Ndërkaq, shfaqja “UN INSPEKTORI” me regji të Erson Zymberit,  do të jetë shfaqja me të cilën do të vazhdoj nata e katërt e Festivalit të Teatrove në teatrin “Adriana” të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending