Connect with us

Ferizaj

Për 3 muaj 100 persona marrin këshilla në qendrën ”Këshillimi”

Published

on

Personat e varur nga droga tashmë kanë një qendër këshilluese në Ferizaj. Arjeta Musliu, e cila me profesion është psikologe, ka disa muaj që ka hapur një qendër këshilluese falas për këta persona, e që interesimi, sipas saj, fatkeqësisht po del të jetë shumë i lartë.

“Numri ka kalur shifrën 100 për 3 muaj, është numër i madh, nuk është për me u krenu. Kemi moshë 13 vjeçare që ka filluar disa muaj me përdor, është marihuana, pastaj lajmi më i dhimbshëm është se para 2 jave në qendër kam pas të moshës 10 vjeçare është i komunës së Ferizajt dhe kjo është pa koment“, tha Musliu.

Musliu, thotë se po arrijnë rezultate të mira në vetëdijësimin e personave të varur nga droga.

“Kemi 4 persona që kanë abstenuar të përdorin substancat, jemi në kontakt, vazhdojnë terapitë, u është kthyer buzëqeshja, u është kthyer realiteti dhe kjo na gëzon që suksesi po ndodhë dhe na jep forcë me vazhdu tutje“, tha Musliu.

Megjithatë, shqetësim për të është mosprezena e prindërve nëpër seanca.

“Në qendrën tonë zhvillojmë psikoterapinë grupore me përdorues dhe me prindër, është për t’u diskutuar si temë që prezenca e baballarëve thuajse nuk është prezente aspak, mbi 100 raste që i kemi pasur deri tani kemi takuar vetëm 4 baballarë dhe kjo është shqetësuese”, tha Musliu.

Për të pasur edhe më shumë sukses në ndalimin e kësaj dukurie, Musliu thotë se muajin nëntor do ta shpallin muaj të sensibilizimit kundër kësaj dukurie tejet negative.

“Jemi mobilizuar në këtë pjesë, do të fillojmë më 1 nëntor do të mbajmë një konferencë me të gjithë akterët për të shpalosur këtë temë që është alarmante dhe për të arritur edhe rekomandime që të dalim nga kjo gjendje, më pas më 4 nëntor do të organizojmë një marsh dhe nga marshi të nesërmen do të fillojmë me ligjërata nëpër shkolla dhe nuk do të jenë vetëm shkollat e qytetit, por edhe të fshatrave dhe me këtë ta bëjmë informimin e duhur tek rinia që është e pa prekur“, tha Musliu.

Drejtoresha e kësaj qendre tha se aty ndihmë  kanë kërkuar jo vetëm qytetarë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe Maqedonisë, mirëpo përkrahja e kësaj qendre nga institucionet lë shumë për të dëshiruar edhe pse ishte premtuar një gjë e tillë.

Përndryshe, në Kosovë llogariten 35 mijë përdorues të substancave narkotike, prej tyre 5 mijë janë aktiv.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending