Connect with us

Ferizaj

Vazhdojnë aktivitetet në muajin kundër kancerit të gjirit

Published

on

Ka një muaj që po organizohen aktivitete të ndryshme për sensibilizimin e grave rreth kancerit të gjirit.  Një aktivitet me të njëjtin qëllim është mbajtur sot në Dubravë të Ferizajt  me gratë e komuniteteve që jetojnë në këtë lokalitet.  Me këtë rast, Shehide Jashari, tha se është hera e parë që mbahet një takim i tillë në Dubravë, duke kërkuar që takime të tilla të organizohen më shpesh në këtë fshat.

“I kena mledhë për kancerin e gjirit, për me pas mbledhje, për me e ditë ku me shku për këtë gratë e fshatit Dubravë. Hera e parë për këtë sëmundje, do të ishte mirë me pas këso takime jo vetëm për këtë sëmundje, por për gjithçka me gratë e komunitetit këtu në fshatin Dubravë “, u shpreh Jashari.

Ndërkaq, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, tha se takimet e tilla janë të mirëseardhura për t’iu rikujtuar grave që duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta mjekësore.

“Besoj se secila grua duhet ta ketë prioritet shëndetin, sepse gratë janë shumë të rëndësishme për familjen pa dashur me i diskriminu burrat, e dimë që bashkërisht ne jemi të rëndësishëm, mirëpo kujdesi i nënave është jashtëzakonisht i nevojshëm, kështu që për familjen, për fëmijët dhe besoj që një nënë e shëndetshme do ta ketë edhe një familje më të shëndetshme, andaj unë kam bërë edhe vizita te mamografi dhe kam parë punën e mamografit, stafin shumë të përkushtuar, kështu që këto aktivitete besoj që janë shumë të mirëseardhura që t’iu rikujtojnë grave se duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta”, tha kryesuesja e KK Gashi-Bytyqi.

Ndryshe, muaji tetor në Kosovë shënohet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending