Connect with us

Ferizaj

LDK e Ferizajt pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës

Published

on

Zgjedhjet e 6 tetorit e renditën LDK-në si partinë e dytë në nivel vendi, por jo kënaqshëm doli kjo parti edhe në Ferizaj. Nga dega e këtushme ky subjekt nuk do ta ketë asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës. Sahit Krasniqi, ish-anëtar i kësaj partie, tregon arsyet që, sipas tij, sollën këtë rezultat.

 “Problemi është te Muharrem Svarqa, të gjithë e dimë që ka qenë kryetar komune dhe i ka humbur zgjedhjet nacionale në vitin 2017, pastaj edhe zgjedhjet lokale kur ka qenë kryetar dhe kjo ka ndikuar. Adem Salihaj është demodu pasi që 20 vite sillet e pështillet emri i tij. Kemi pasur emra të rinj në lista, por më vjen keq të them por jo gjithkush mund të bëhet deputet, jo vetëm pse e ka një kravatë ose i ka kreh flokët dhe tash mund të jetë deputet. Deputet mund të jetë dikush që ka krijuar një bagazh dhe që e njeh qyteti, këtu ka ndodh që ka pas njerëz që kurrë s’kanë qenë në LDK dhe kjo ka reflektuar. Megjithatë, LDK që konsiderohet si dega e dytë në Kosovë nga elektorati dhe në Ferizaj as në 2017 as tani besoj që është një hendikep i madh dhe besoj se LDK duhet të bëj diçka të dalë nga ky qorrsokak pasi zgjedhjet lokale i kemi shumë shpejt”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, që ishte edhe kandidat për deputet, thotë se ata më shumë u angazhuan për t’i sjellur vota partisë sesa vetës.

“Ne kësaj radhe kemi pasur një praktikë e cila nuk ka qenë e njohur deri më tani në degën e Ferizajt, pasi asnjëherë më parë LDK në Ferizaj nuk i ka pasur 7 kandidatë, por realisht ne nuk e kemi mbyllur territorin gjeografik të degës së LDK-së vetëm për votën e kandidatëve të saj, pasi qëllimi ynë ka qenë të ruajmë votën e LDK-së dhe fati i LDK-së ka qenë mbi fatin e individëve që kanë qenë, do të thotë, interesat individuale të kandidatëve për deputetë kanë qenë minore në raport me interesin  e degës. Megjithatë, LDK e Ferizajt do të jetë e përfaqësuar në Kuvend, sepse ne kemi një kandidate për deputete e cila është në pritje, po ashtu ka mundësi që të ketë edhe ndonjë tjetër, megjithatë nuk është vetëm legjislativi vendi i përfaqësimit të LDK-së, unë besoj se konform fuqisë politike që ka do të jetë e përfaqësuar edhe në nivele të tjera ekzekutive”, tha Svarqa.

Krasniqi, thotë se LDK e Ferizaj ka nevojë për rifreskim.

 “Unë dhe disa të tjerë që në një mënyrë kemi qenë të përjashtuar nga procesi brenda LDK-së, ne jemi në LDK-kontribuojmë për të, e kemi votuar LDK-në dhe do ta votojmë sa herë të ketë zgjedhje, por do të shohim emrat konkret, nuk do të japim votë aty ku nuk meritohet. LDK në Ferizaj duhet të kthjellet nëse dëshiron me iu qëndru në ballë oponentëve politik ose  nëse dëshiron me udhëheq ndonjëherë me Ferizajn”, shprehet Sahit Krasniqi.

 Kurse, Muharrem Svarqa thekson se do të punojnë në faktorizimin e mëtejmë të LDK-së në këtë qytet.

“Ne gjithçka që shohim duhet shikuar përpara, ne nuk mund të mbesim peng i së kaluarës,  ne duhet të punojmë për forcimin e mëtejmë të LDK-së, unë besoj se faktorizimi i mëtejmë i Ferizajt do të jetë një nga prioritetet edhe të forcimit të degës së LDK-së edhe përmes formave të tjera të ristrukturimit dhe riorganizimit të mëtejmë, ne do të përgatitemi për zgjedhjet lokale menjëherë pas konstituimit të organeve ekzekutive të Kosovës”, tha Svarqa.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK në Ferizaj u radhit e treta me 12.865 vota.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending