Connect with us

Ferizaj

Miratohet raporti i Komisionit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve të Ferizajt

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi raportin e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve dhe Shesheve të Ferizajt, megjithë debatin e gjatë që u zhvillua për këtë pikë në mbledhjen e sotme. Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, propozuan që parcela ku më parë ndodhej çerdhja ”Ardhmëria Jonë” dhe hapësira prapa postës në Ferizaj, të emërtohen me emrat e dëshmorëve Ahmet Hoxha dhe Ramadan Rexhepi dhe të futen në listën e emrave të rrugëve dhe shesheve.

Debati për këtë propozim zgjati disa orë. Në parim të gjithë ishin pro këtij propozimi, por ekzekutivi tha se një gjë e tillë është në kundërshtim me procedurat ligjore dhe se për momentin nuk ekzistojnë sheshet për t’i emërtuar.

“Mendoj që është e pakalueshme për ndërgjegjjen tonë që të mos bisedohet për figurën e Ahmet Hoxhës dhe Ramdan Rexhepit, këto dy figura nuk janë në emërtimin e shesheve edhe pse ne e kemi diskutuar në Kuvend, po ashtu as në listën rezervë për të ardhmen. Nëse këta dy emra nuk i kemi në këto lista do të jetë në ndërgjegjjen tonë që nuk duhet t’i kalojmë assesi”, tha Svarqa.

“Qysh nuk iu ra ndër mend  kurrë asnjë ditë që paska qenë një vendim dhe me ia dorëzu komisonit për me i fut në këtë listë, tani po na vendosni në situata të palakmueshme. Ka rrugë Ahmet Hoxha, ka shkollë Ahmet Hoxha, ka shkollë me emrin Ramadan Rexhepi dhe ka rrugë me emrin Ramadan Rexhepi, nuk kemi nevojë me u ngutë me bë një veprim të ngutshëm me i shti në konflikt këto dy familje“, tha Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit.

“Nuk ka asgjë kontestuese këtu, le të kaloj vendimi dhe raporti duke i përfshirë te sheshet emrat e Ramadan Rexhepit dhe Ahmet Hoxhës sepse përndryshe ne si LVV nuk do ta përkrahim, pasi nuk duam të jemi pjesë e inateve personale të disa personave“, tha Enver Haliti nga LVV.

“Z. Svarqa pse për 6 vjet nuk iu ra në mend me i bë propozimet, por pikërisht sot. E keni pas mundësinë përmes përfaqësuesit në komison edhe nuk i keni dërgu propozimet tani po dilni me një propozim për diçka që akoma nuk ekziston, prandaj reflektoni për interes të përgjithshëm, kurrkush nuk është duke e kontestu këtë, madje unë po e marrë obligim që në një seancë do të dalë me propozim për këtë, por jo sot“, tha Xhavit Zariqi nga AAK.

Për t’u konsultuar për këtë çështje, grupet kuvendore kërkuan pauzë 5 herë, ku në fund pozita erdhi me propozim që emërtimi i shesheve me emrat e këtyre dy dëshmorëve të miratohet si pikë e veçantë dhe jo bashkë me raportin e emërtimit të rrugëve, por opozita nuk pranoi.

“Ne po propozojmë që dy sheshet të marrin emrat e heronjve, në të njëjtën kohë të hedhet në miratim edhe raporti i emërtimit të rrugëve“, tha Arian Imeri nga PDK.

“As LDK as LVV nuk e ka në plan që ta votojë këtë propozim që e bëtë, me një listë prej 5 mijë emrave po kërkohet një kërkesë me dy emra, natyrisht që edhe ne duam me thënë që nuk bën ashtu. Nuk është  ligjore një pikë me nda nga mesi i seancës”, tha  Burim Karameta nga LDK.

 “Ne po e votojmë sikurse tha Burimi, ndoshta e ha Ministria, por Ministria e përcjell këtë senacë prandaj se ha kështu“, tha Rafiz Sejdiu nga PDK-ja.

 Pas gjithë këtyre vërejtjeve, sugjerimeve  dhe propozimeve u miratua raporti i komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve të Ferizajt, përfshirë edhe propozimet e opozitës që dy sheshe të këtij qyteti të emërtohen me emrat e dëshmorëve Ahmet Hoxha dhe Ramadan Rexhepi.

Në këtë mbledhje Kuvendi Komunal i Ferizajt ka miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10.000 euro për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Drejtoresha e Financave në komunën e Ferizajt, Sebahate Ajeti, tha se një pjesë  e kësaj shume do të ndahet për familjen e dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën në Durrës.

 Në këtë seancë poashtu u miratua propozim vendimi për shpërndarjen e druve për familjet skamnore, propozim-vendimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të FSK-së në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi , propozim-vendimin për miratimin e Planit komunal për Ri-integrimin e qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar, propozim-vendim për miratimin e Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020, si dhe propozim-vendimin për miratim, harmonizimi dhe transferin e mjeteve nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Të enjten qendra e Ferizajt pa rrymë për 9 orë – KEDS njofton për punime në rrjet

Published

on

KEDS ka njoftuar se të enjten do të realizohen punime investive në rrjetin elektrik të Ferizajt, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të qendrës së qytetit.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 09:00 deri në 18:00, ndërsa do të preken këto zona:

1. Nga TS 35/10kV Ferizaj II – Dalja 10kV J12 Banka 1&2
Vendet: MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Punime investive – ndërrimi i pajisjeve në Mbts Banka, Fatmir Reshani, Moda, ndërtesa përballë Parkut dhe Kinemaja.

2. Nga TS 35/10kV Ferizaj III – Dalja 10kV Ylli 1
Vendet: Rruga 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, një pjesë e rr. Ismail Qemajli, një pjesë e rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, një pjesë e rr. Toni Bler, zona e Hekurudhës, Kinemaja e re – KEDS dhe Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Punime investive – ndërrimi i pajisjeve në Mbts Banka, Fatmir Reshani, Moda, ndërtesa përball Parkut dhe Kinemaja.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasit mund të ballafaqohen me rrezikun nga vërshimet

Published

on

Nga reshjet e dendura të shiut që vazhduan nga mbrëmja e së hënës, banorët e Ferizajt e sidomos ata që banojnë pranë rrjedhës së lumit dhe kanaleve të ujitjes, mund të rrezikohen nga vërshimet.

Kjo pasi paralajmërimet e meteorologëve bëjnë të ditur për mundësinë e vazhdimit të reshjeve edhe në ditët vijuese.

Njoftim për rrezik të shtuar nga vërshimet dhe masat e kujdesit  ka bërë edhe komuna e Ferizajt në faqen zyrtare të saj.

“Në bazë të situatës së fundit meteorologjike dhe reshjeve të dendura që kanë përfshirë rajonin, njoftohen qytetarët se ekziston rrezik i shtuar për paraqitjen e vërshimeve në disa zona.

Kërkohet nga qytetarët që:

 • Të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht pranë rrjedhave ujore, kanaleve dhe zonave ku ka grumbullim uji;

 • Të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë;

 • Të raportojnë çdo situatë të mundshme emergjente në numrat 192 dhe 193.

Ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuara në terren dhe po monitorojnë gjendjen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të sigurimit të një reagimi të shpejtë dhe efektiv”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Ferizaj

Varrimi i ferizajasit që vdiq tragjikisht bëhet pasditen e sotme në fshatin Mirash

Published

on

Shpend Qalaj, që humbi jetën tragjikisht të premten, do të varroset pasditen e sotme në varrezat e fshatit Mirash të Ferizajt, njoftoi familja përmes një postimi në facebook.

I ndjeri humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë në Mirash.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

#

Continue Reading

Trending