Connect with us

Ferizaj

”Caritas Kosova” diskuton për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

Published

on

Organizata humanitare “Caritas” e përbërë nga më shumë se 15 vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ka mbajtur konferencë gjatë kësaj jave në Prishtinë për çështjen e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo konferencë ka mbledhur të gjitha organizatat partnere dhe përfaqësuesit institucional nga niveli kombëtar dhe evropian. Përfaqësueset e “Caritas France”, Elnara Petit dhe Genevieve Colas, thanë se qëllimi i këtyre konferencave është shkëmbimi i përvojave për raste të tilla dhe vetëdijësimi i popullatës për këtë çështje.

Të gjitha organizatat tona në regjione të ndryshme punojnë në terren në vende të ndryshme, në fshate të ndryshme dhe çdo ditë ata bëjnë parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, ata rrisin vetëdijësimin e kësaj çështje edhe në shkolla se cilat lloje të trafikimeve njerëzore mund të ndodhin dhe ekzistojnë nënregjione, ata ashtu edhe i konfiskojnë viktimat dhe marrin masa mbrojtëse duke iu ofruar strehë afatgjate për mbrojtjen afatgjate të viktimave, ata gjithashtu punojnë edhe me njësitë e zbatimit të ligjit të cilët e zbatojnë sistemin e identifikimit dhe gjithashtu është edhe sistemi se si të punojmë së bashku me ministri të ndryshme, organizata të ndryshme që quhet mekanizëm referues, kështu që nëse unë e identifikoj viktimën e di se ku ta referoj dhe me kënd duhet të punoj”,  tha Elnara Petit, përgjegjëse e projektit për zhvillim në Evropën Lindore.

“Kjo konferencë ka qenë shumë e rëndësishme për ne, ne jemi 15 vende të cilat punojmë së bashku që 9 vite dhe ishte shumë e rëndësishme të jemi këtu në Kosovë, të shohim se çfarë kemi bërë gjatë këtyre 9 viteve, cili ishte ndikimi i punës sonë, të luftojmë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe të bëjmë parandalimin dhe të punojmë me viktimat”, tha Genevive Colas, koordinatore e rrjetit “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore” në Francë.

Ndërkaq, Jakup Sabedini, përfaqësues i ”Caritas”-it në Kosovë, tha se kjo konferencë i është kushtuar ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Ky bashkëpunim ka konsistuar këtu në Kosovë me konferencën ndërkombëtare që e kemi pasur në nivel nacional, pra edhe ndërkombëtar, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucionevce nacionale këtu në Kosovë, gjithashtu edhe ndërkombëtare për të prezantuar dhe i është kushtuar ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”,  tha Jakup Sabedini.

 “Caritas Kosova” është themeluar në Ferizaj në vitin 1992 dhe që nga dhjetori i vitit 2016 ka punësuar 600 njerëz në institucione të ndryshme, ndërsa ka mbi 400 vullnetarë në pesë zyra rajonale në Prishtinë, Prizren, Gjakova, Mitrovicë dhe Leposaviç.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending