Connect with us

Ferizaj

Festivali ”Kosovarja këndon” mbahet më 9 dhjetor

Published

on

Festivali tradicional i qytetit të Ferizajt “Kosovarja këndon” do të mbahet më 9 dhjetor në teatrin “Adriana” të Ferizajt. Ky festival që zakonisht është mbajtur më 28 nëntor, këtë vit është shtyrë per shkak të katastrofës natyrore në Shqipëri nga e cila humbën jetën dhjetëra persona. Udhëheqësi i Sektorit të Kulturës në Ferizaj, Sabri Pajaziti, thotë se po synojnë profilizimin e këtij festivali.

“Festivali do të filloj në orën 7:00 të mbrëmjes dhe është me ftesa, fatkeqësia e madhe është që salla është e vogël në teatrin “Adriana” për gjithë këtë interesim jashtëzakonisht të madh për festivalin, jo vetëm këtë edicion, por edhe edicionet paraprake. Këtë vit po e shënojmë 47 vjetorin e Ansamblit, si Drejtori e Kulturës në këtë periudhë jemi të fokusuar më shumë në 50 vjetorin e Festivalit të Teatrove që ka një risi shumë të veçantë dhe natyrisht do të jemi ngadalë në përgatitje të jubileut të 50 edhe të ”Kosovarës”, kur them të ”Kosovarës” gjatë këtyre dy-tre viteve besoj që do të ketë takime intensive edhe me ekspertë e Kulturës edhe të muzikës që ky festival të profilizohet”, tha Sabri Pajaziti.

Sa i përket përgatitjeve, Pajaziti tha se problem u kanë paraqitur sallat e ngushta.

“Momentalisht kemi pak vështirësi në hapësirat, sepse momentalisht nuk kemi hapësira adekuate ku mbahen ushtrimet, jo vetëm të “Kosovarës”, por edhe aktivitete të tjera, por megjithatë kemi bërë gjeturi për prova, në këtë rast duhet të falënderoj edhe Galerinë e Arteve në Ferizaj, por edhe shkollën arteve “Çesk Zadeja” që kanë gjetur mirëkuptim që sidomos këto ditë të ftohta t’i bëjnë provat në këtë objekt”, u shpreh Sabri Pajaziti.  

Në këtë edicion të festivalit “Kosovarja Këndon” do të marrin pjesë 15 interprete të këngës popullore shqipe, 3 prej të cilave do të shpërblehen me 3 vendet e para, me çmimin special “Nexhmije Pagarusha” dhe çmimin e gazetarëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending