Connect with us

Ferizaj

Arben Halili paraqet punën e drejtorisë që udhëheq

Published

on

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emërgjencave në Ferizaj Arben Halili,  në një konferencë për media ka raportuar për punën gati një vjeçare të kësaj drejtorie.

Halili, tha se gjatë këtij viti kanë pastruar kanalet e lumenjve në Ferizaj, kanë larguar deponi ilegale, kanë mbyllur gropa nëpër rrugë të qytetit, si dhe kanë vendosur shenja sinjalizuese.

Halili, u pyet edhe për gjendjen e kompanive publike në Ferizaj.

“Unë mendoj se gjendja e tyre për mometin është e mirë me disa problematika. Kompania ”Pastërtia” është në gjendje më të rëndë për shkak të obligimeve të mëhershme dhe për shkak të makinerisë së vjetëruar. Diku 100 mijë euro i kemi ndarë për të dhe po mendojmë që me ”GIZ”-in dhe vet kompania të blej pajisje për mbeturina dhe pastrimin e rrugëve“, tha Hlaili.

Kurse, sa u përket zjarrfikësve, Halili tha se ata tani më nuk mund të ankohen për mungesë të mjeteve të punës.

“Ata nuk vuajnë nga pajisjet elementare, i kemi pajisur me shpinore, pastaj me lopata të hekurta, pastaj me veshëmbathje dhe në të njëjtën kohë janë pajisur me rroba profesionale nga AME-ja dhe nuk mund të thonë që nuk kanë pajisje elementare, vlera e projektit ka qenë diku 21 mijë euro, poashtu i kemi pajisur edhe me pompë”, tha Halili.

Ai tregoi edhe për projektet që planifikojnë t’i realizojnë vitin e ardhshëm.

Halili u pyet edhe për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në  vitin 2018, ku ishin mbi 50 kërkesa të qytetarëve për kompensim, për çka tha se janë në pritje të mjeteve nga qeveria, meqë komuna nuk ka mundësi financiare për  kompensim të tyre. Kurse sa i përket mirëmbajtes së rrugëve gjatë sezonit dimëror, Halili tha se mirëmbajtja e tyre  do të bëhet nga ato kompani që ishin angazhuar edhe vitin e kaluar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Trending