Connect with us

Ferizaj

Promovohet libri “Turizmi Ndërkombëtar” i autorit Hysen Sogojeva

Published

on

Në hapësirat e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është promovuar libri “Turizmi Ndërkombëtar”, i autorit Hysen Sogojeva, për të cilin u tha se është ndër librat e paktë shqip që trajton fushën e turizmit.

“Njeriu nuk është vetëm me marrë një titull, prandaj neve na mbetet që të punojmë. Libri është i ndarë në tre kapituj dhe secila pjesë ka 6-7 kapituj, unë po u bëj apel që secili kapitull mund të jetë studim në vete se ndryshe nuk mundemi me ecë në shkencë nëse flejmë”, tha Sogojeva.

Rektori i Universitetit  të Ferizajt Agron Bajraktari, tha se ky libër padyshim që do t’iu ndihmoj shumë studentëve e profesorëve në profilin e turizimit, por edhe të gjithë atyre që merren me fushën e turizmit.

“Ardhja e këtij libri e para  e fushës së tillë në Kosovë shpresoj se do t’i jap një zhvillim shumë të madh. Unë përgëzoj profesorin Hysen dhe të gjithë ata që kontribuan që të kemi në dorë një libër kaq me vlera për fushën e turizmit dhe një libër shumë i rëndëishsëm për studentët”, tha Bajraktari.

 Recensentët e librit, thanë se studentët duhet t’i kuptojnë më mirë përfitimet që sjell turizimi dhe është pikërisht  ky libër që do t’iu ndihmoj atyre të njohin më gjerësisht këtë fushë.

“Sfida e anëtarësimit të Kosovës në Oranizatën Botërore të Turizmit është njëri nga premisat që libri i autorit përshkruan përparësitë  dhe përfitimet që mund t’i kemi në zhvillimin dhe promovimin e turizimit të Koosvës në arenën ndërkombëtare. Ky libër mund të përdoret si literaturë shkencore për studentë, profesorë dhe punonjës të institucioneve qëndrore dhe lokale që kanë qëllim turizmin”, tha Sokol Krasniqi.

“Turizmi është një instrument shumë efikas për interesin e qytetarëve siç janë rritja e të ardhurave, rritja e punësimit e shumë të tjera, prandaj libri me titullin ”Turizmi Ndërkombëtar”  së pari ka qëllim  të jap një kornizë të përgjithshme për turizimin, më pastaj në brendësi shpjegohet në mënyrë të detajuar e gjithë rëndësia e turizmit”, tha Aremend Pushkule.

Në këtë promovim të librit ishte edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, i cili tha se ky libër do të jetë një thesar për studentë e profesorë.

“Sa herë promovojmë libra është edhe një fitore e fituar e dritës kundër errësirës. Profesori duke udhëtuar shkollë më shkollë po e paraqet figurën e denjë të një pedagogu. Ky libër nuk vlen vetëm për gjeneratat tani, por do të jetë një libër thesar edhe për gjeneratat pas nesh“, tha Jashari.

 Edhe studentët e mirëpritën këtë libër.

“Ky libër mund të shërbej jo vetëm si tekst universitar, por edhe si udhëzues praktik për biznese e kompani të kësaj lëmie”, tha një studente.

Autori Sogojeva është udhëheqës i divizionit të hotelerisë dhe standardeve turistike pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe është njëri prej hartuesve të Strategjisë Kombëtare të Turizimit në disa komuna të Kosovës. Sogojeva është edhe profesor në Universitetin e Shekncave të Aplikuara në Ferizaj. Ai është autor edhe i librit “Ujëvara e Mirushës” dhe i disa studimeve dhe artikujve në revista të huaja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending