Connect with us

Ferizaj

Alma Haxhiu, fituese e vendit të parë në festivalin ”Kosovarja këndon”

Published

on

Në teatrin “Adriana” të Ferizajt është mbajtur edicioni i 47 i festivalit “Kosovarja këndon”. Këtë vit në skenë janë ngjitur 15 konkurrente nga vise të ndryshme të Kosovës me interpretim të drejtëpërdrejt të këngës popullore shqipe. Me këngën “ti s’u ktheve” solistja Alma Haxhiu nga Kamenica e fitoi çmimin e parë, me çmimin e dytë u shpërblye Rina Kurtishi me interpretimin e këngës “Margjelo”, ndërsa çmimin e tretë e fitoi Loresa Zeqiri me këngën “Poçari”. Fituesja e vendit të parë u shpreh mirënjohëse për çmimin.

“Ndihem shumë falënderuese për çmimin e parë, falënderoj së pari familjen për mbështetjen, jurinë, gjithashtu edhe orkestrën për punën e palodhshme”, tha Alma Haxhiu.

Në këtë festival tradicional u ndanë edhe dy çmime speciale, çmimi “Nexhmije Pagarusha” për vlera vokale, me të cilin u shpërblye Diellza Halimi, ndërsa Rina Kurtishi ishte fituese edhe e çmimit “Skender Idrizi” të cilin e ndanë Klubi i Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj.

“Me të vërtet është një ndjenjë shumë e mirë sepse mora çmimin e emrit më të madh të muzikës shqiptare. Është kënaqësi kur vlerësohesh nga një juri profesionale edhe pse për mua është hera e parë që po marrë pjesë me një muzikë të zhanrit popullor, mirëpo me të vërtet ka qenë një shtytje shumë e madhe për mua që të vazhdoj akoma, ju faleminderit shumë”, tha Diellza Halimi.

Besa Shema-Luzha, pjesëtare e jurisë, tha se përzgjedhja e më të mirëve ka qenë shumë e vështirë.

“Jashtëzakonisht e vështirë sepse kur i ke 15 këngë e të duhet t’i zgjedhësh vetëm 3 apo 4 çmime është vërtet një detyrë shumë e kujdesshme edhe e vështirë, sepse duhesh ta vlerësosh çdo element të këndimit që të mund të jetë një vlerësim vërtet real dhe shpresoj që edhe publiku dhe pjesëmarrëset e kanë vlerësuar si të tillë. Kemi pasur diskutime për vendin e parë dhe të dytë, mirëpo vërtet i kemi analizuar të gjitha ato elemente dhe vendosëm ashtu si edhe i kemi dhënë çmimet, por vështirësia qëndron në atë sepse të gjitha vajzat kanë dëshirë të këndojnë, e kanë edhe talentin edhe zërin, por ndonjëherë gjatë interpretimit ato mund edhe të mos e vërejnë rrëshqitjen në intonacion ose një interpretim që mund të jetë kështu i saktë, por jo shumë me emocion, është pak i zbrazët në aspektin emocional dhe tash kur e merr detyrën ta vlerësosh, ti i shikon të gjitha ato elemente, i kombinon dhe besoj që në atë aspekt kemi vlerësuar”, tha Besa Shema-Luzha.

Solistet në festivalin “Kosovarja këndon” janë përcjellë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” të cilët dhuruan mirënjohje për kompozitorë të muzikës që ishin të pranishëm në këtë festival si Zeqirja Aballata dhe Fahri Beqiri.   

Njëkohësisht, edhe të gjitha solistet pjesëmarrëse kanë marrë mirënjohje në shenjë falënderimi për pjesëmarrje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending