Connect with us

Ferizaj

Sojeva, Dardania dhe Zllatari do të bëhen me ujësjellës, thotë Bytyqi

Published

on

Drejtoria e Infrastrukturës në komunën e Ferizajt në një konferencë për media, bëri publike projektet e realizuara gjatë vitit 2019 dhe planet për vitin 2020. Drejtori i kësaj drejtorie Arbër Bytyqi, e konsideroi të suksesshëm vitin e kaluar me projektet e implementuara.

“U ndërtuan mbi 80 km rrugë, kanalizim, ujësjellës e trotuare. Gjithashtu vazhduam realizimin e shumë projekteve të rëndësishme për qytetin e Ferizajt siç është rruga Gërlicë-Varosh, rrugicat e qytetit, e poashtu filluam njërin ndër projektet më të rëndësishme për qytetin e Ferizajt, projektin e Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve ku gjatë vitit 2019 përfunduam hapjen e 5 puseve. Besojmë fuqishëm që deri në fund të vitit ta kemi të kompletuar këtë fabrikë”, tha Arbër Bytyqi.

Ai tha se për vitin 2020 do të vazhdojnë punën me dinamikë të shtuar.

 “Do të kemi projekt të ri për asfaltimin e rrugëve të mbetura në fshatin Koshare, Slivovë, Lloshkobare, Kosinë, vlera e këtij projekti do të jetë rreth 400.000 euro. Do të fillojmë procedurat për ndërtimin e rrugës së re Zaskok-Ferizaj, projekt që do të shkurtoj rrugën për banorët e fshatit me qytetin, vlera e këtij projekti do të jetë mbi 400 mijë euro. Projekte poashtu të rëndësishme do të jenë edhe rregullimi i trotuarit në fshatin Pleshinë e Ulët  dhe në Talinoc të Jerlive, vlera e këtij projekti do të jetë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, do të inicohen procedurat për asfaltimin e rrugëve të mbetura në fshatin Mirosalë, Dardani, Sojevë, si dhe ndërtimi i trotuarit në Fshatin e Vjetër, projekt që ka vlerën rreth 500 mijë euro. Do të kemi edhe një projekt të rëndësishëm për lagjen Tafaliaj në Komogllavë, ku do të fillojmë zgjerimin e kësaj rruge dhe ndërtimin e trotuarit, bëhet fjalë për një projekt në vlerë rreth 350 mijë euro. Poashtu, pas shkëputjes së kontratave për shkak të papërgjegjësisë së operatorëve ekonomik në kryerjen e punimeve do të fillojnë procedurat e prokurimit edhe për asfaltimin e rrugëve në fshatin Dremjak dhe rrugës ”Cen Dugolli” në qytet”, tha Arbër Bytyqi.

Bytyqi, theksoi projektet e reja që priten të realizohen gjatë këtij viti të cilat përfshijnë ndërtimin e varrezave të qytetit me një vlerë prej 800 mijë euro dhe ndërtimin e Fabrikës së Ujit të pijshëm në Talinoc me shtrirjen e rrjetit të ujit për banorët e fshatrave Sojevë, Dardani dhe Zllatar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending