Connect with us

Ferizaj

Promovohet libri ”Shtatë fletore” i autorit Havzi Nela

Published

on

Në bibliotekën e qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”, është promovuar libri “Shtatë fletore” i poetit të ndjerë nga Kukësi i Shqipërisë, Havzi Nela. Botuesi dhe përgatitësi i këtij libri, Rexhep Shahu nga Shqipëria, tha se ky libër përmban poezi për dashurinë dhe lirinë për trojet shqiptare gjatë viteve të sistemit komunist.

 “Havzi Nela është një njeri i cili është kampion i disidencës politike në Shqipëri, ka bërë 20 vjet burg dhe në fund e kanë varur në litar. Në librin ”Shtatë fletore” të Havzi Nelës 2399 vargje janë për Kosovën. Asnjë poet në Shqipëri dhe në Kosovë nuk i ka kushtuar kaq shumë vargje sa Havzi Nela. Këto fletore kanë një fat të çuditshëm, i ka marrë vëllai dhe i ka muros tek dyshekllëku ku hyn rrobat e gjumit, i ka futur në mure për të mos u gjetur. Kur e kanë marrë Havziun për ta varur, nga frika e sekuestrimeve të kontrolleve, i kanë marrë fletoret dhe i kanë mbjellë tek një mollë në oborrin e Havziut, i kanë mbjellë në tokë 70 cm thellë, kur ka ardhur demokracia, fletoret kanë dalur, gjatë 30 viteve janë njohur 1000 vargje të Havzi Nelës, por dimensionet dhe përmasat reale të Havzi Nelës nuk i ka njohur askush asnjëherë. Krimi i madh i Havzi Nelës ka qenë se i ka kushtuar të gjithë jetën e tij Kosovës”, tha Rexhep Shahu.

Ndërsa, redaktori i librit “Shtatë fletore”, Izet Duraku nga Shqipëria, e quajti Havzi Nelën poet dhe martir të lirisë.

“Jam i lumtur njëkohësisht që Havzi Nela është pranuar më në fund si poet dhe mori edhe çmimin e parë për poezi sivjet, kjo do të thotë që sado që krimet mundohen të fshehen dhe të mohohen, dikur këto do të dalin në dritë të diellit, do të zbulohen edhe sado që gjithmonë bëhen përpjekje. Ai ka qenë disident, ka qenë trim, ka qenë antikomunist, por nuk ka qenë poet, tani u detyrua gjithkush që botimi i kësaj vepre e nxori në dritë aftësinë, doli vetë në dritë, sepse asgjë nuk mund të rrijë mbuluar”, tha Izet Duraku.

Me këtë rast janë promovuar edhe dy libra kushtuar autorit Havzi Nelës, “Një bisedë me Havzi Nelën” nga Rexhep Shahu dhe “Shpirti i lirë i lumës” nga autorë të ndryshëm të Shqipërisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending