Connect with us

Ferizaj

Qendra ”The Village” kundërshton që e diela të jetë ditë pushimi

Published

on

Derisa në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt pritet të dalë për miratim rregullorja për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e Ferizajt, qendra tregtare “The Village”,  në të cilën operojnë dhjetëra biznese të ndryshme, këtë rregullore e konsideron tejet të dëmshme.

Mauro Abruzzes, menaxher i kësaj qendre, thotë se kjo rregullore do t’ua pamundësoj atyre të jenë konkurrent me qendrat e qyteteve të tjera, por edhe do të ndikoj në uljen e numërit të punëtorëve.

 “Kjo iniciativë fatkeqësisht është një iniciativë që do ta dëmtoj kompleksin “The Village”, që është më i madhi dhe më i rëndësishmi në Ferizaj, ku në të janë të punësuar mbi 800 persona.  Në industrinë e qendrave tregtare nuk mund të lejohet që e diela të jetë mbyllur, pasi qendrat tregtare janë target i familjeve dhe të gjithë e dimë se familjet shfrytëzojnë kohën së bashku në ditë vikendi në këtë qendër tregtare, të premtën, të shtunën dhe të dielave, pasi që gjatë javës të gjithë punojnë, kurse në vikend janë më të lirë. Kjo iniciativë mund të na krijojë probleme neve si “The Village” pasi që nuk mund të jemi konkurrent me qendrat tjera tregtare të cilat janë në qytete të tjera duke filluar nga Prishtina dhe kjo mund të vë në krizë repartin blerës në “The Village” pasi që do të shkaktonte edhe reduktim apo largim të fuqisë punëtore”, tha  Abruzzes.

Abruzzes, thotë se për të kundërshtuar këtë propozim kanë organizuar edhe një peticion të cilin e kanë dorëzuar gjatë ditës së djeshme në komunë.

“Mund t’iu them si drejtor gjeneral i qendrës që së bashku me pronarët e qendrës kemi shikuar mundësinë se si të kundërshtojmë këtë iniciativë të komunës që do të na dëmtonte shumë neve si direkt ashtu edhe indirekt. Ne në mënyrë civile jemi duke u munduar që ta përmbysim këtë iniciativë të komunës dhe për këtë kemi organizuar një peticion me të gjithë banorët e Ferizajt dhe familjet që direkt dhe indirekt e shfrytëzojnë qendrën tregtare “The Village”, tha ai.

Komuna e Ferizajt edhe në prill të vitit 2019 kishte tentuar që ta miratoj këtë rregullore për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera që operojnë në Ferizaj, por e kishte tërhequr me arsyetimin se duhet një përgatitje më e thellë, për ta rikhyer përsëri tek gati pas një viti.

 Ndryshe, një rregullore të tillë e ka miratuar edhe komuna e Vushtrrisë.  Këtë formë të ndërhyrjes në ekonominë e lirë të tregut e kanë kundërshtuar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.  Në një prononcim për gazetën ”Expresss” ata janë shprehur se këto rregullore janë në kundërshtim me nenin 10 dhe nenin 119 të Kushtetutës së Kosovës si dhe në kundërshtim me dispozitat e ligjit të punës neni 30 dhe 31.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj raportohen katër bankënota të dyshuara nga 500 €

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një bankë janë dorëzuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Në raportin 24 orës, Policia ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj –  Raportohet nga banka se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”

Continue Reading

Trending