Connect with us

Ferizaj

150 biznese të Ferizajt me peticion kundërshtojnë kufizimin e punës me rregullore komunale

Published

on

Gjatë ditës së djeshme anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa ia proceduan Kuvendit Komunal të Ferizajt rregulloren e cila ua cakton orarin dhe ditët e punës veprimtarive afariste që operojnë në Ferizaj.

Por, një ditë më parë në komunën e Ferizajt ishte dorëzuar një peticion nga 148 biznese të kësaj komune, të cilat janë shprehur kundër kësaj rregulloreje, mirëpo ky peticion nuk u prezantua fare në mbledhjen e KPF-së.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, thotë se ky peticion i erdhi asaj në zyrë tek pas mbledhjes.

“Është e vërtet që peticioni është dorëzuar më 19.02.2020, mirëpo tek ne në zyrë është pranuar dje pasi kemi përfunduar mbledhjen kështu që nuk e kemi pasur këtë peticion më herët  dhe ne ende jemi duke e shqyrtuar bashkë me kryetarin se çka duhet të bëjmë në hapat në vazhdim sepse janë edhe disa kritere në bazë të rregullores  së transparencës së komunës së Ferizajt, kështu që ne do ta bëjmë vlerësimin në bazë të kritereve dhe patjetër se jemi të obliguar nëse i plotëson kriteret edhe ta shqyrtojmë në Kuvend”, tha Gashi-Bytyqi.

Bytyqi, thotë se kjo rregullore ka ardhur si kërkesë e bizneseve dhe vet qytetarëve të Ferizajt, e cila, sipas saj, është në favor të tyre dhe më së shumti iu konvenon punëtorëve.

 “Nëse i plotëson kriteret ky peticion në bazë të rregulllores për transparencë ne patjetër do ta kemi në Kuvend, ne jemi të interesuar që të merret një vendim i rëndësishëm në favor të qytetarëve dhe jo t’iu shkaktojmë dëme qytetarëve. Ne kemi menduar dhe sigurisht edhe kryetari dhe të tjerët që kanë punuar në atë rregullore janë bazuar në kërkesa të shumta të qyetarëve, sidomos të punëtorëve, por edhe të pronarëve të bizneseve ku është menduar se do të jetë në favor dhe jo në dëm të bizneseve, kështu që unë po mendoj se bashkërisht do të vendosim në seancë se a do të marrim vendim për këtë rregullore apo jo”, tha ajo.

Në anën tjetër, avokati Admir Salihu thotë se më e udhës do të ishte që komuna të inspektonte bizneset se a i respektojnë të drejtat e punëtorëve sesa t’ua ndaloj punën të dielën.

“Unë mendoj se propozimi i kryetarit apo edhe nëse deputetët e votojnë e kanë më lehtë të ndalojnë të dielën të punojnë në krejt Ferizajn sesa të merren në mënyrë specifike për t’i realizuar të drejtat e punëtorëve qysh i parasheh ligji, sepse punëtorit i takojnë dy ditë pushim në javë, është pak e rëndësishme për punëtorin a e ka të hënën, të martën, të shtunën apo të dielën, unë mendoj se  komuna është dashur të merret me të drejtat e punëtorëve të shohin se a kanë punëtorët kontrata të punës, a respektohen ato kontrata të punës, a paguhen ditë ekstra për ditë pushimi e më pastaj të merren në mënyrë më specifike, unë mendoj se Kuvendi Komunal  do të mund të votonte që çdo punëtori në komunën e Ferizajt t’i ketë dy ditë pushim dhe së bashku me biznesin të përcaktohet se kur mund t’i marrë ato të drejta, të hënën, të shtunën apo të dielën”, tha Salihu.

Rregullorja për caktimin e orarit dhe ditëve të pushimit për veprimtaritë afariste në Ferizaj, do të dalë për miratim në Kuvend të premtën e javës së ardhshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending