Connect with us

Ferizaj

11 vjeçarja nga Ferizaj vdes pasi bie në bunar

Published

on

Ka ndërruar jetë një 11 vjeçare ferizajase pasi ka rënë në bunar në oborrin e shtëpisë së saj. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, tha se pavarësisht intervenimeve emergjente në spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, e mitura nuk ka mundur t’iu përballoj lëndimeve që kishte pësuar nga kjo rënie.

“Ditën e dielë më 23 shkurt të këtij viti rreth orës 14:00, policia është informuar se një fëmijë, femër afër 10-11 vjeçare, e lindur më 2009, në oborrin e shtëpisë së saj ka rënë në bunar. Menjëherë kanë intervenuar familjarët me ndihmën e fqinjëve, e kanë nxjerrur viktimën nga bunari, fillimisht e kanë dërguar në qendrën Emergjente në Ferizaj, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar për në Klinikën Universitare në Prishtinë. Fatkeqësisht dje në orët e pasditës kemi marrë informata nga mjeku kujdestar se e ndjera nuk i ka përballuar plagët e marra dhe ka ndërruar jetë”, tha Agim Gashi.

Gashi, tha se me udhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore dhe policia është duke e hetuar rastin si hetim mbi vdekje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending