Connect with us

Ferizaj

Megjithë kundërshtimet Kuvendi vendos që e diela të jetë ditë pushimi

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt miratoi  propozimin e kryetarit Agim Aliu, që e diela të jetë ditë pushimi në Ferizaj për shumicën e veprimtarive afariste të cilat operojnë në këtë qytet.

Pro këtij propozimi ishin 17 asamblistë nga pozita, me përjashtim të Ferat Nezirit, Gëzim Haxhimusës dhe Zymrije Haxhimusës. Kundër këtij propozimi votuan edhe asamblistët e LDK-së, pa përfshirë këtu Heset Shatrollin dhe Jehona Mustafën të cilët abstenuan. Kundër ishte edhe asamblisti i pavarur Nehat Mustafa, kurse anëtarët e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati i pavarur Muhamet Halili abstenuan.

Por, para se të miratohej kjo rregullore në Kuvend pati shumë debat. Në fillim kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi, tregoi se për këtë rregullore në komunë ka ardhë  një peticion me 150 nënshkrime nga bizneset të cilat janë shprehur kundër kësaj rregulloreje, për të cilin peticion ajo tha se është i jashtëligjshëm. Njëjtë u shprehën edhe asamblistët e PDK-së, kurse  opozita kërkoi që ai të shqyrtohet.

  “Unë ju njoftova për këtë peticion, kështu që ne si Kuvend e marrim vendimin se a do ta shqyrtojmë apo jo, megjithatë nuk është i ligjshëm, të gjitha ato biznese që kanë nënshkruar kanë nënshkruar në atë kohën kur ndoshta ka mundur të ketë ndonjë keqkuptim në atë kohë të cilat tani janë ndryshuar dhe janë harmonizuar me kërkesat e qytetarëve dhe grupeve parlamentare. Ky peticion është dashur t’i plotësoj kriteret për diskutim, ato kritere janë: diskutohet në Kuvend kur nënshkruajnë më shumë 10% të votuesve të komunës së Ferizajt, tjetër kriter është që çdo peticion duhet përmbajë emrin dhe adresën e parashtruesit dhe nënshkruesit si dhe lëndën e peticionit gjë që këtij peticioni i mungon lënda që duhet të jetë në çdo faqe të nënshkrimeve. Drejtoria e Administratës duhet ta shqyrtoj brenda 30 ditëve për vlerësim përpara se të dalë në Kuvend për hir të qytetarëve që të njoftohen që e kemi këtë peticion dhe nëse nuk i plotëson këto kritere nuk është i vlefshëm për diskutim”, tha Gashi-Bytyqi.

“Kemi të bëjmë jo me një peticion të thjeshtë, por me peticionin më të rëndësishëm që vie nga fusha e biznesit që janë buka e përditshme e qytetarëve të Ferizajt në vazhdimësi, pushteti komunal është i obliguar të krijoj  lehtësira për këto biznes edhe jo të krijoj pengesa. Unë jam për atë që kjo çështje të trajtohet me shumë seriozitet si pikë veçantë e rendit të ditës. Se nuk është e lehtë që 140 bizese t’i drejtohen Kuvendit dhe ne të jemi neglizhent”, tha Muharrem Svarqa nga LDK-ja.

“Nëse peticioni nuk është i ligjshëm ne nuk mund ta fusim në rend këtë punë, por duhet ta kemi në konsideratë gjatë shqyrtimit të pikës, gjëra të paligjshme në rend dite nuk  mund të fusim“, tha Rafiz Sejdiu nga PDK.

“Ka pronarë këtu që i ka 15 biznese i ka shti përfaqësuesit me nënshkru në mënyrë të detyrueshme”, tha Zekir Bytyqi.

Para kuvendarëve drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyqi, tregoi se çka parasheh Rregullorja për Caktimin e Orarit të Punës së Veprimtarive Afariste dhe Veprimtarive të tjera në Ferizaj.

”Po i ceki sektorët më të rëndësishëm se kush punon dhe kush jo të dielave pas miratimit të rregullores, të dielën dhe festave zyrtare nuk punojnë industria prodhuese dhe përpunuese, ndërtimtaria, tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti dhe arsimi, ndërsa shoqëritë tregtare të sektorit të hotelerisë restorantet, kafeteritë, argëtimi, rekreacioni, sallonet e floktarisë, barnatoret, shitësit e derivateve të naftës mund të punojnë të dielave dhe festave zyrtare sipas orarit të punës”, tha Bytyqi.

Opozita tha se kjo rregullore nuk do të mbrojë të drejtat e punëtorëve, por do të dëmtoj zhvillimin ekonomik të Ferizajt, si dhe do të lë pa punë dhjetëra punëtorë.

“Të flitet për të drejtat të punëtorve pa marrë mundin as minimal për t’i mbrojtë ato të drejta është vetëm një fjalor populist. Çfarë arsye kanë bizneset me  kërku që e diela të bëhet ditë pushimi kur askush nuk i obligon me punu të dielën, nuk ka ligj që i obligon me punu“, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Nëse një ditë bëhet e lirë kjo nuk do të thotë që përmirësohet gjendja e punëtorit, gjendjen e punëtorit e përmirëson vetëm respektimi i ligjit të punës që e ka Kosova dhe komplet presioni jonë është dashur të drejtohet në atë që të ketë presion në Inspektoratin Republikan të Punës që ata ta respektojnë. Pse po lejoni me krahasu Ferizajn me komuna të vogla që fuqia ekonomike e tyre nuk bën as sa një qendër tregtare që mundet me qenë në Ferizaj. Nëse ky është interes i punëtorëve a thua krejt qeveritë që kanë udhëheq me Kosovën janë kundër punëtorëve që nuk e kanë marrë një veprim të tillë në nivel të Republikës”, tha Nehat Mustafa, kandidat i pavarur.

Kurse, anëtarë të pozitës miratimin e kësaj rregulloreje e quajtën ditë të veçantë, disa treguan vlerësimet e ekspertëve të huaj se si ndikon pushimi tek njeriu, e pati edhe të atillë që treguan dhe batuta.

“Unë e kam cilësu si një ditë të veçantë që do ta kemi sot para vetës për me miratu një dokument shumë me rëndësi dhe disi po më duket si një ditë pak sa  më e veçantë dhe me të vërtet është e veçantë e bën kjo nismë që e kemi para vetës. Është një rregullore propozim dhe nismë e kryetarit për të vënë rend dhe rregull standard dhe zbatim të së drejtës konform praktikave më të mira që e rregullojnë këtë çështje“, tha Lulzim Abazi nga PDK-ja.

 “Pushimi zvogëlon stresin, jep shans për të lëvizur, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pushimi rrit sistemin imunitar, koha aktive e pushimit shton vitet e juaja të jetës, jeni më kreativ dhe më produktiv, do të përqëndroheni më mirë në punë kur e merrni si ditë pushimi ditën e dielë, përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe ju do ta duani më shumë punën tuaj”, tha Hatixhe Qerimi-Bungu nga AAK-ja.

“Një batutë nga populli: I lëshojnë gjanë me i kullotë dhe lopa e vranë lopën e Kadijës dhe shkon bariu i thotë Kadijës çka është me vra lopa lopën, i thotë asgjë, është normale dhe kthehet i thotë po lopa jem e ka vra lopën tane, i thotë e tash kadale se është lopë Kadije, e tash qeshtu i bjen se çdo mendim i juaji i bjen që qeshtu duhet me ba se s’ban  ndryshe”, tha Xhaferr Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

“Duhet të jemi shumë të sinqertë dhe transparent se krejt kjo zhurmë është duke u bërë për 20 markete apo qendra tregtare në qytetin tonë dhe nuk mund të jenë ato 20 imponuese të një vendimi për 10 mijë të tjerë, sepse s’ka asnjë kuptim“, tha Xhavit Zariri nga AAK-ja.

Kuvendi Komunal i Ferizajt në mbledhjen e sotme miratoi edhe disa propozim-vendime të tjera si atë për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2019, vendimin për bartjen e mjeteve nga viti 2019 në vitin 2020, po ashtu mori vendim që të jap në shfrytëzim dy ngastra kadastrale një në Varosh dhe tjetrën në Babush të Ri. U  mor vendim që rregullorja e komunës për transparencë të bëj plotësim-ndryshim. U vendos që të dalë në diskutim publik draft-statuti i galerisë së arteve “Ismail Rama” në Ferizaj, si dhe u caktuan dy anëtarë nga Kuvendi për Komisionin për ndarjen e bursave për studentë për vitin 2019-2020.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

330 shoferë në Ferizaj gjobiten për përdorim të telefonit

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit shkurt ka shqiptuar 330 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për përqendrim të plotë gjatë drejtimit të e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi sidomos përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, pasi edhe një çast pakujdesie mund të ketë shkaktojë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Gjykata në Ferizaj cakton 1 muaj paraburgim dy zyrtarëve të dyshuar për ryshfet

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për dy zyrtarët e KEDS-it të cilët dyshohen për ryshfet.

Kjo pasi, gjyqtari i procedurës paraprake  ka pranuar kërkesën e Prokurorisë themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.B dhe E.K. të cilët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës, për pranim të ryshfetit.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt mes tjerash bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për veprën penale pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Dardan Maloku, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 25.02.2026 në Ferizaj, përkatësisht në KEDS, i pandehuri B.B., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike, dhe i pandehuri E.K. në cilësinë e ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, në mënyrë të drejtpërdrejte i kanë kërkuar shumën prej katërqind (400.00) € të dëmtuarit A.H., me arsyetimin se njësori elektrik do t`i vendoset brenda një jave në lokalin e tij, në të kundërtën do të duhet të pres pesë deri në gjashtë muaj për vendosjen e njësorit elektrik, si dhe këtë shumë të hollash do të ndanin ndërmjet katër personave, me ç`rast pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të njëjtit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Trending