Connect with us

Ferizaj

Qeveria vendos për ndalimin e punimeve mbi ujëra

Published

on

Gjatë ditës së sotme kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti vizitoi komunën e Ferizajt. Bashkë me të ishte edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.


Ministri Abdixhiku u pyet se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me dhënien e lejeve për ndërtimin e mini-hidrocentraleve mbi lumin Lepenc, të cilave u ka skaduar afati gjatë muajit mars.


“Qeveria e tanishme nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licensë për asnjë hidrocentral, jo në këtë periudhë por pa u bërë një shqyrtim më i gjerë i politikave të deritanishme. Në këtë fazë ka një masë që po përgatitet për të ndaluar të gjitha punimet në burimet e ujit meqenëse uji është esencial për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe luftimin e pandemisë. Po besoj se gjatë ditës së sotme do të merret vendim me institucionet për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore” ,tha Abdixhiku.


Për të kundërshtuar ndërtimin e mini-hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lepenc banorët e fshatrave të Kaçaniku disa herë kanë organizuar protesta .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending