Connect with us

Ferizaj

Dy Sojevas nisin grevën e urisë, pas qëndrimit dyjavor në karantinë

Published

on

TV TEMA, 10 prill 2020      

Dy banorë të fshatit Sojevë të Ferizajt, të cilët tash e 14 ditë po qëndrojnë të izoluar Qendrën e Studentëve në Prishtinë, sot kanë refuzuar ta marrin ushqimin, duke protestuar kundër vendimit të institucioneve qeveritare që atyre t’u zgjatet afati i izolimit edhe për 14 ditë të tjera.

      Në një bisedë telefonike, Shkumbim Asllani  nga Sojeva, deklaroi se ai, së bashku me prindin e tij, ishin kthyer para 14 ditësh nga puna e përkohshme në Mali të Zi, dhe konform vendimit të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID -19, ishin dërguar në karantinë të obligueshme 14 ditore, dhe se  momenatlisht janë të vendosur në katin e II të objektit nr. 7 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

     Mirëpo edhe pas përfundimit të kësaj periudhe dhe testimit negativ, atyre u është zgjatur periudha e izolimit, sepse në  katin e 5-të atij objekti kanë rezultuar 2 raste pozitive me COVID-19.

     Në pyetjen e gazetarëve lidhur me këtë rast, gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti që i bëri Ferizajt, ai u shpreh se nuk e kishte këtë informatë, mirëpo dha një sqarim se kjo nuk do të duhej të ndodhte, duke i adresuar gazetarët që për detaje të informohen në Ministrinë ë Shëndetësisë.

Ky artikull është i mbrojtur me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të autorit në RKS. Ndalohet kopjimi dhe publikimi i plotë apo i pjesshëm i tij pa pëlqimin e autorit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending