Connect with us

Ferizaj

Në mesin e të infektuarve me Covid-19 edhe një mjek ferizajas

Published

on

Gjatë ditës së djeshme në komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus duke e quar kështu numrin e të infektuarve në këtë komunë në 93.
E, në mesin e tre të infektuarve nga Ferizaj është edhe një mjek.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, thotë se nuk kanë paraparë masa për vetizolim të stafit mjekësor.

“Doktori ka punuar në formë të thirrjeve, nuk ka qenë doktor që ka qenë i angazhuar çdo ditë me orar në Spitalin e Ferizajt, dje në qytetin tonë janë testuar 12 mostra, 2 kanë qenë në kontakt me punëtorët e “Bondsteel”-it dhe i treti ka qenë ky doktor i cili në Spital të Ferizajt ka punuar por me masa mbrojtëse, kështu që sa i përket mënyrës së shpërndarjes apo kontaktit ka qenë me masa të parapara dhe ne nuk parashikojmë ndonjë masë për vetëizolim të stafit përcjellës. Doktori me 6 prill ka qenë prezent në Spital ku personi i cili ka pasur Covid-19 ka vdekur më pas në QKUK, por nuk ka pasur kontakt direkt me pacientin dhe për këtë nuk ka qenë i testuar më parë, por dje me rekomandim të Institutit është testuar dhe ka rezultuar pozitiv”,tha Zeqiri.


Zeqiri tha se sot kanë bërë dezinfektimin e hapësirave të Spitalit.


“Ne si Spital për shkaqe sigurie kemi bërë sot dezinfektimin e hapësirës së Spitalit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke u marrë me kontaktet që ka pasur doktori kur ka përfunduar punën në Spital”, tha Zeqiri.


Mjeku i prekur nga Covid-19 punon edhe në një ordinancë private në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Art & Showbiz

Për Imamin, fotografia e mirë “gatuhet” para shkrepjes

Published

on

Fotografimi nuk është thjesht shkrepje. Për Rromir Imamin është vetëm kurorëzimi i një përpjekjeje të gjatë, që në vete përfshin tri procese të ndryshme. Harmonizimi i tyre paraqitet në portrete, që janë specialiteti artistik i fotografit shkupjan, por që jeton e punon në Zvicër.

“Portreti është bashkëpunim, vallëzim ose dyluftim. Domethënë ma merr mendja që në fotografi, sikur se edhe në zhanret e tjera, i kanë sfidat e veta, por fotografimi i personave ngërthen në vete shumë më tepër sesa vetëm njohuri teknike për fotografinë”, thekson Imami, teksa u referohet fjalëve përmbledhëse të fotografit britanik të portretit dhe dokumentaritetit, Platon. Pjesë të shprehjeve të tij, Imami ua ka transmetuar në fundjavë edhe një grupi të vogël të rinjsh që kanë marrë pjesë në punëtorinë e mbajtur në sallën e Galerisë së Arteve në kuadër të edicionit të dymbëdhjetë të festivalit ndërkombëtar të filmave të shkurtër, Ferfilm Fest, që ka nisur më 2 maj dhe përfundon sonte me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në orën tetë në sallën e teatrit “Adriana” në Ferizaj.

“Domethënë edhe gatishmëria që të krijosh njëfarë ndërlidhjeje me personin me të cilin e fotografon, jo detyrimisht me subjektin, sepse disi e distancon kur i thua subjekt personit që e fotografon”, thekson Imami. “Në të shumtën e rasteve, kur vijnë personat para aparatit, është sfiduese. Edhe unë e kam të vështirë para aparatit. Dalja para tij i ka ato sfidat e veta”.

Rromir Imami ne Ferfilm

“Dyluftim”

Gjatë punëtorisë, Imami, me prejardhje nga Struga, u ka lëshuar pjesëmarrësve copëza dokumentarësh për punën e fotografëve më të njohur të botës, duke përfshirë edhe intervista të tyre para, gjatë e pas procesit të punës. Janë alamet fotografësh që përdorin teknika të ndryshme për t’i përgatitur subjektet para “ngrirjes” së çasteve, që nuk reflektojnë vetëm pamjen e jashtme, por spikasin edhe gjendjen e tyre të brendshme emocionale.

Ka aso që preferojnë të jenë, sikurse thonë fotografët, pjesëmarrës në fotografi, duke bashkëpunuar me personat para aparatit, dhe të tjerë që konsiderohen vrojtues e të cilët i shkrepin aparatet pa u vërejtur nga të fotografuarit.

Imami, i cili ka goxha përvojë me shkrepjen e portretizimin fotografik të personave të zgjedhur nga fondacione të ndryshme derisa ndihmohen të ndërrojnë vende pune, ose të riintegrohen në shoqëri për shkak të përvojave të ndryshme që i kishin shkëputur më parë nga puna.

“Kjo ka qenë një prej përvojave më të jashtëzakonshme, për shkak se në të shumtën e rasteve është dyluftim në kuptimin që personat që vijnë aty, e kanë barrën e vetë të fatkeqësisë që iu ka ndodhur dhe ideja e atij portreti është një vazhdimësi e një procesi ku ata duhet të paraqiten para tregut të punës me një portret, me një prezencë, nuk them më të bukur, por them më të dinjitetshme”, thotë Imami.

Në të vërtetë gjatë gjithë intervistës, Imami ka theksuar kujdesin e tij të vazhdueshëm gjatë procesit të fotografimit për ta ruajtur dinjitetin e të fotografuarve.

“Shumicës nuk u pëlqen vetja në fotografi”

Dhe Imami thotë se në shumicën dërmuese të rasteve, personave të fotografuar nuk u pëlqen fotografia me pretendimin se nuk janë fotogjenikë. “Ose thonë se ‘e urrej aparatin’. Biles shkojnë deri në atë masë që thonë se ‘e urrej edhe vetveten'”, tregon Imami fjalët e të fotografuarve në projektet për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të tyre, Imami luan me dritën për t’i paraqitur, sikur thotë, “në një dritë më të mirë”.

Imami bashkë me ta e bën përzgjedhjen e fotografisë më reprezentative. “Dhe është interesant se kur e shohin veten në fotografi, u rritet vetëbesimi, e shohin veten në një dritë tjetër dhe “ej, nuk dukem edhe aq keq'”.

Përtej shpagimit material për punën dhe përkushtimin profesional, ky ndryshim humori në mesin e të fotografuarve, e përmbush profesionalisht e emocionalisht Imamin. “Dhe kjo më bën edhe më tepër ta dashuroj fotografinë”, thekson ai, “sepse kur ata dalin prej studios, dalin me një përqindje, një ose dy për qind vetëbesim më të madh për vete, që për mua shkon përtej fotografisë teknike”.

Elemente të ngjashme spikaten edhe gjatë pjesëve të dokumentarëve të transmetuar me projektor, ku fotografët flasin gjerë e gjatë me figura të njohura botërore, si burrështetas superfuqish e fitues çmimesh Oscar, të cilët relaksohen me biseda për pasionet e qejfet e tyre, duke fuqizuar lidhjen me fotografin para se gjithçka të kurorëzohet me çastin e shkrepjes.

Rexhep Maloku

/TEMA/

Continue Reading

Trending