Connect with us

Ferizaj

Komuna e Ferizajt planifikon t’i ndihmoj bizneset e dëmtuara nga pandemia

Published

on

Gjatë një jave në komunën e Ferizajt nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, ndërsa janë shëruar gati se të gjithë personat e infektuar.
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se këto janë lajme të mira për qytetarët e Ferizajt, teksa si lajmin më të mirë Aliu e cilësoi daljen e Ferizajt nga karantina.


“Gjendja në Ferizaj është e qetë dhe kjo qetësi tashmë ka një javë kur ne kemi pasur mostra që janë marrë nga qytetarët që kanë pasur kontakt me të prekurit me Covid-19 që kanë qenë pozitiv, por që fatmirësisht të gjitha këto mostra me kontakt kanë dalë negative dhe ky ka qenë lajmi i parë i mirë, ndërsa lajmi i dytë i mirë ka qenë që edhe ata që kanë rezultuar pozitiv pas dy ritestimeve kanë rezultuar shumica e tyre negativ dhe lajmi i tretë është që është hequr karantina që ne disa herë kemi kërkuar për arsye se ka qenë një lloj pengese për komunitetin e bizneseve të Ferizajt të cilët kanë pasur kërkesa që mallrat dhe shërbimet është dashur të kryhen në komuna të tjera sado që kanë pasur leje megjithatë ka qenë vështirësi dhe kjo është njëra nga gjërat pozitive”,tha Aliu.


Aliu tha se nëse bëhet kujdes nga qytetarët si Asociacion i Komunave do të propozojnë që fusha e gastronomisë dhe veprimtaritë e tjera për të cilat Ministria ka vendosur të hapen në faza më të vonshme, të zhvendosen në fazen e parë.


“Ne kemi qenë shumë dorëlirë gjatë kësaj kohe në mënyrë që mos të vëmë barrë edhe më të madhe tek veprimtaritë biznesore, por ne do të kërkojmë që të respektohen masat mbrojtëse në mënyrë që të bëjmë ndërhyrjen e intereferimit të dy fazave të mëtutjeshme, fazës 2 dhe 3, pasi ka kërkesa të vazhdueshme nga gastronomia që të zhvendosen më herët, por në rast se ne nuk i zbatojmë masat unë po besoj se mund të bëjmë hap të gabuar dhe disa veprimtari që kanë pasur të fillojnë më 18 mars mund të shtyhen, prandaj kërkoj që mos të bëhen gabime pasi jemi në fazën e fitores”,tha Aliu.


E, për t’u dalë në ndihmë biznesve kryetari i Ferizajt tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq .


“Edhe ne nuk do të jemi duarkryq si komunë, ne tashmë kemi paralajmëruar se do të kemi një pako mbështetëse, por kjo çështje nuk varet vetëm nga unë pasi unë jam propozuesi ndërsa Kuvendi është miratuesi i këtyre vendimeve. Ne si komunë do të përgatisim atë pako që do të jetë në mundësitë tona, ajo që do të jetë në mundësinë tonë do të bëjmë lehtësira, gjithçka që është e mundur ne do ta bëjmë, do të përgadisim një pako për t’i mbështetur bizneset”,tha Aliu.


Komuna e Ferizajt kishte 98 të infektuar ku tashmë 72 prej tyre janë shëruar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending