Connect with us

Ferizaj

Nisin punën veprimtaritë ekonomike të lejuara në fazën 1

Published

on

Bizneset në Ferizaj, kryesisht ato që operojnë me pakicë, kanë hapur sot lokalet.
Pas afër dy muajsh Labinot Hyseni nga Ferizaj hapi sot dyqanin e tij me veshmbathje. Hyseni thotë se ndërprerja e punës do të lë pasoja në ekonomi.


“Biznesi është sport-shop, punojmë me patika, veshmbathje, aksesorë të ndryshëm. Këto dy muaj kemi pasur vështirësi si të gjithë, edhe pse kemi punuar online, por nuk është njëjtë sikur me qenë dyqani i hapur kur komunikon direkt me klientin, por besojmë se do t’i kompensojmë këto ditë”, tha Hyseni.


Edhe Luljeta Mahmuti sot hapi dyqanin e saj me veshmbathje për femra. Ajo thotë se gjendja e krijuar nga pandemia Covid-19 i ka shkaktuar mjaftë probleme ngase lokalin e ka të furnizuar me veshje të dimrit, të cilat vështirë se do t’i shes në këtë kohë pranvere.


“Edhe tek ne do të ketë telashe, kemi qëndruar me shumë frikë, pasi i kemi dy lokale me qira dhe është shumë vështirë, poashtu edhe pse e kemi hapur lokalin nuk ka njerëz, duket sikur një lojë, por shpresojmë se do të bëhet mirë, shpresoj të bëhet ndonjë mrekulli sepse do të jetë shumë problem”,tha Mahmuti.


Dyqanin sot e kishte hapur edhe Ylber Sejdiu. Ai thotë se situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar teksa kufijtë e shteteve nga të cilat furnizohet janë të bllokuar dhe nuk dihet se kur do të bëhet hapja e tyre.


“Sikur të gjithë edhe ne nga data 13 mars e kemi mbyllur lokalin deri tek sot, sot kemi filluar por qarkullimi i njerëzve është i dobët për shkak të orarit të kufizuar, por presim që të bëhet mirë. Mbyllja ka ndikuar shumë, por të shohim se cfarë do të ndodhë, por e dimë që do të shkoj një kohë deri sa ta marrim vetën, pasi është qirja, malli, furnizmi, e të gjitha këto”,tha Sejdiu.


Nga kjo e hënë shumë aktivitete ekonomike në Ferizaj i’u rikthyen punës pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësim të masave, por duke mos anashkaluar respektimin e protokollit mjekësor në mënyre që te mos kthehet infeksioni përsëri.
Gjatë ditës së sotme i mbushur me qytetarë ishte edhe sheshi i Ferizajt ku shiheshin qytetarë teksa lëviznin në grupe, pa maska e pa dorëza, gjë për të cilën ka reaguar Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke apeluar për kujdes pasi rreziku nga pandemia Covid-19 ende nuk ka kaluar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending