Connect with us

Ferizaj

Komuna apelon tek qytetarët t’i respektojnë masat mbrojtëse

Published

on

Pas një trendi pozitiv të të shëruarve nga virusi COVID-19, gjatë ditës së djeshme në Kosovë rezultuan 14 persona pozitiv me këtë virus duke e çuar në 884 numrin e të infektuarve në nivel vendi.
E, në komunën e Ferizajt ka mbi 10 ditë që janë konfirmuar zero raste të reja me koronavirus, por dalja masive e qytetarëve pas lehtësimit të masave, pa maska, pa dorëza dhe duke mos e respektuar distancën fizike mund të rikthej përsëri virusin në këtë qytet.

Duke e parë këtë situatë, zëdhënësi i komunës së Ferizajt Albion Sherifi, kërkon nga organet e rendit që të intensifikojnë punët e tyre.


“Qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë pajisjet mbrojtëse që janë dorëzat, maskat në mënyrë që mos të kemi një shpërthim të ri epidemik. Në Ferizaj ka mbi 10 ditë që mostrat e marra kanë rezultuar negative, por kjo nuk nënkupton që të dilet pa pajisje mbrojtëse, prandaj apeloj tek organet gjegjëse në këtë rast tek Policia, Instituti Kombëtar, por edhe gjithë akterët e tjerë relevant që të bëjnë punën e tyre në mënyrë që ndërgjegjësimi i qytetarë të vazhdoj”, tha Sherifi.


Mosrespektimin e masave siç është përdorimi i maskave dhe dorëzave, disa nga qytetarët, kryesisht rastet sociale, po e arsyetojnë me mungesë të mjeteve financiare për t’i blerë ato.


“Këtu nuk ka arsyetim për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike që mos të sigurohen maska dhe dorëza, poashtu thirrjet janë që të eliminohen të gjitha tubimet dhe kjo është përgjegjësi e qytetarëve. Nuk është gjendja ekonomike për të mos vendosur një maskë apo për të vendosur dorëza, janë tejet të lira në kuptimin e përgatitjes në kushte shtëpie, por edhe si blerje. Në anën tjetër janë shpërndarë mijëra maska nga donatorë privat e biznese për grupe të ndryshme sociale, por është përgjegjësi e individëve që t’i bartin ato”, tha Sherifi.


Komuna e Ferizajt nuk ka sigurur dorëza dhe maska për rastet sociale, mirëpo bashkë me donatorë që nga përhapja e pandemisë COVID-19, ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike familjet në nevojë.

U bë e ditur se deri më tani janë shpërndarë afër 5 mijë pako ushimore dhe higjienike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Trending