Connect with us

Ferizaj

Një kirurg ferizajas infektohet me koronavirus në spitalin ”Sirona”

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa vetëm dy janë shëruar. Në mesin e 11 rasteve pozitiv ka rezultuar edhe një kirurg nga Ferizaj.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se mjeku nga Ferizaj i konfirmuar me koronavirus ka kohë që nuk është pjesë e stafit të Spitalit të Ferizajt, por rreziku është evident meqë 2 familjarë të tij janë punonjës në këtë spital.


“Spitali “Sirona” ka qenë vatër e 4 punëtorëve shëndetësor që kanë qenë pozitiv një ndër ta ka qenë edhe një specialist nga Ferizaj i cili nuk ka punuar tek ne, por aty dhe ka rezultuar pozitiv. Ne së bashku me Institutin Kombëtar i kemi gjurmuar kontaktet e ngushtea të doktorit ku dy prej tyre kanë punuar edhe në Spitalin tonë të Ferizajt dhe sot është bërë testimi i kontaktit të specialistit dhe presim rezultatet në orët e mbrëmjes”, tha Zeqiri.


Drejtori i Spitalit të Ferizajt tha se derisa të gjendet vaksina për koronavirusin qytetarët duhet t’i respektojnë masat, meqë ende rreziku është i lartë.


“Ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus deri në momentin që zbulohet vaksina për të dhe ne duhet të mësohemi të mbajmë distancën, të mbajmë higjienën, të mbajmë maska dhe në këtë mënyrë ne do të jemi vigjilent në mënyrë që mos ta marrim virusin dhe ta bartim tek familjet tona apo grupi ku punojmë”,tha Zeqiri.

Pas rastit të ri të konfirmuar mbrëmë, numri i të prekurve me COVID-19 në Ferizaj shkon në 99, por nga ky numër tashmë konsiderohen të shëruar 93 persona.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending