Connect with us

Ferizaj

Rishikimi i buxhetit të vitit 2020 parasheh shkurtim të projekteve kapitale

Published

on

Rishikimi i buxhetit për vitin 2020 ishte pika e cila mblodhi sot anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Ferizajt.
Drejtoresha e Financave të kësaj komune Sebahate Ajeti Sadiku, tha se për shkak të pandemisë COVID-19, disa projekte kapitale nuk mund të realizohen në pjesën e mbetur të këtij viti sepse janë detyruar që t’i transferojnë në projekte të tjera .


“Tek infrastruktura publike dhe emergjencat kemi një projekt kapital që është aprovuar në buxhetin e vitit 2020 në vlerë prej 20 mijë euro, është projekti kontejnerat nëntokësor ku do t’i merren 10 mijë euro, por që do të transferohen në po të njëjtën kategori. Ndërkaq, te turizmi kemi përkrahje dhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën industriale dhe ndërtimi i qendrës së integruar tregtare, për këto dy projekte vlera është te përkrahja dhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën industriale ëshët 30 mijë euro, ndërkaq tek ndërtimi qendrës integruar tregtare vlera është mbi 18 mijë euro. Tek planifikimi urban dhe inspeksioni kemi ndërtimin dhe funksionalizimin e zyrës së regjenerimit të të dhënave në vlerë prej 10 mijë euro që janë me grand qeveritar dhe 20 mijë euro janë të aprovuara me të hyra vetanake. Ndërkaq tek shëndetësia buxheti i së cilës është total me grand specifik për shëndetësi kemi ndërtimin e ambulancës në Softaj në vlerë prej 35 mijë eurove, ndërtimi i QMF-së në rrugën “Kadri Zeka” në vlerë 52.783 mijë euro, ndërtimi i qendrës për thirrje emërgjente në vlerë prej 35 mijë euro, renovimin e objekteve shëndetësore në vlerë prej 20 mijë eurove, kurse tek infarstruktura publike është pjesëmarrja me projekte me donatorë në vlerë prej 50 mijë eurove, si dhe ndërtimi i shëtpive për raste sociale në vlerë prej 60 mijë eurove. Jemi munduar që këto projekte që nuk janë të relizueshme këtë vit në mënyrë që mos të shkojnë në grand suficit t’i bartim në projekte që kompletohen gjatë këtij viti”,tha Ajeti.


Për heqjen e këtyre projekteve nga buxheti reagoi Burim Karameta nga LDK.


“Përse nuk mund të bëhet sivjet ndërtimi i shtëpive për raste sociale kur akoma jemi në muajin qershor, po të heqen 40 mijë euro nga kjo linjë buxhetore për të shkuar në lluks nuk është mirë, po ashtu është hequr ambulanca në Softaj, ndërsa mjetet po shkojnë në ndërtimin e ambulancës në Prelez ku nuk janë të nevojshme 82 mijë euro pasi atje nuk nevojitet një ambulancë më e madhe se në “Kadri Zekë”, tha Burim Karameta.


“Projekti për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale jemi në përgatitje të marrëveshjes me njërën nga organizatat joqeveritare ku ata do të financojnë pjesën tjetër dhe do të ndërtohen 10-20 shtëpi. Kurse, tek shëndetësia projektet që i kemi hequr janë të arsyshme pasi tek renovimi i objekteve shëndetësore është duke i kryer operatori ekonomik “Shtëpiaku” dhe ky operator i ka kryer të gjitha intervenimet dhe e kemi parë të rrugës që ky projekt të ridestinohet, kurse tek ndërtimi i ambulancës në Softaj i janë marrur 10 mijë në mënyrë që t’i barten ndërtimit të shtëpisë së pensionistëve dhe ndërtimi i ambulancës në Softaj do të filloj në vitin e ardhshëm, ndërsa në rrugën “Kadri Zeka” kemi pasur probleme me prona dhe është dashur ta heqim këtë vit duke i kaluar në ndërtimin e ambulancës në Prelez të Jerlive”,tha Ajeti- Sadiku.


Kurse, anëtarit të PDK-së Arian Imerit i interesoi se a do ta zvogëloj Qeveria e Kosovës buxhetin për komunën e Ferizajt.


” A do të ketë zbritje të buxhetit për komunën tonë si pasojë e pandemisë”,tha Arian Imeri.


“Buxheti në total i komunës nuk do të zvogëlohet, është po e njëjta shumë”, tha Ajeti-Sadiku.


Rishikimi i buxhetit do të diskutohet edhe nesër në seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending