Connect with us

Ferizaj

Përmes ligjit synohet mbrojtja e vlerave të luftës

Published

on

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Gazmend Bytyçi, ditë më parë ka nisur ri-procedimin e Ligjit për mbrojtjen vlerave të luftës së UÇK-së projektligj ky i cili ka mbetur në gjysmë që dy vite.

“Ligji është proceduar në vitin 2018 nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, por për shkak të ndryshimeve të qeverisë ka mbetur pa u proceduar dhe pa u marrë vendimi i plotë i këtij ligji dhe tashmë ne e kemi riproceduar, unë kam pas nderin që ta përfaqësoj këtë nismë të PDK-së, si ligj ka kaluar disa procedura dhe shumë shpejt presim që ky ligj të vie në kryesinë e Kuvendit dhe më pastaj të procedohet dhe ne në këtë kohë do ta shfrytëzojmë për të bërë debate dhe për të marrë informacione që iu interesojnë grupeve të tjera të interesit siç janë në këtë rast kategoritë e dala nga lufta dhe gjithë qytetarëve që ky ligj të jetë sa më i plotë dhe që më në fund vlera e luftës të trajtohet dhe të mbrohet me një ligj ashtu siç e meriton”, tha ai.


Bytyçi tha se ky ligj parasheh edhe sanksionimin e njerëzve e grupeve që abuzojnë me luftën e UÇK-së. Në këtë rast ai përmendi deklaratën e këshilltarit të ish- kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi.


“Ligji ka bazën e vet juridike duke filluar nga preambula apo arsyen pse është ky ligj, tregon se cka është lufta, cila është stema e UÇK-së, kush është familje e dëshmorit, kush është veterani e invalidi dhe në kuadër të saj në tre nenet e saj thuhet që në këtë ligj kjo është vlerë e mbrojtur e këtij shteti dhe këtij vendi dhe për këtë të gjithë qytetarët dhe sidomos zyrtarët publik janë të obliguar që ta mbrojnë këtë ligj, në rast të mos mbrojtjes apo dëmtimit sanksionohen me ligj. Ne që nga paslufta luftën e UÇK-së si vlerë të veçantë kombëtare nuk e kemi trajtuar siç është dashur prandaj kjo ka krijuar hapësirë që të abuzojnë me këtë vlerë që është mbi çdo gjë, edhe kjo e fundit ishte një skandal duke e cilësuar luftën kriminale duke bërë krahasime mes komandantëve të luftës dhe pushtuesve dhe më e keqja është që u tha nga një zyrtar publik shtetëror “,tha Bytyçi.


Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte hartuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cili projektligj ishte thënë se është marrë model nga ligji kroat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending