Connect with us

Ferizaj

Rregullorja për dhënien e parcelave komunale për ndërtim del në diskutim publik

Published

on

Seanca e Kuvendit Komunal të Ferizajt edhe kësaj here u mbajt  online në të cilën u miratuan të gjitha propozimet e ekzekutivit lokal.

Kjo seancë e cila në fillim pati shumë probleme teknike, opozita propozoi që të shtyhet për një ditë tjetër dhe të mbahet në palestrën e sporteve “Bill Klinton”, por ky propozim i opozitës nuk u përfill nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt,  e cila nuk e hodhi fare në diskutim propozimin e tyre, duke vazhduar me procedimin e pikave të rendit të ditës.

“Kjo duhet të shtyhet, nuk mund të zhvillohet kështu, këto pika po kontrabandohen“, u shpreh Dritëro Hyseni nga LVV.

Propozimi i cili ngjalli debat ishte rregullorja për dhënien e parcelave komunale për ndërtim dhe përdorimin e bonusit. Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosjes kërkuan që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, pasi është një rregullore që nuk mund të kalohet shkel e shko.

“Kjo është rregullore qe ka me qenë në diskutim publik, kemi 2 muaj për të diskutuar derisa të dalë për votim. Është rregullore që është bërë prej nevojës, meqë telashja kryesore që po na paraqitet në vazhdimësi është prona e komunës që është në zona urbane ku me dokumente të planifikimit janë ndërtim të lartë dhe nëse nuk bëhet kjo rregullore prona e komunës shkon në zhvlerësim. Ligjet që janë në fuqi nuk e kanë saktësu në detaje qysh komuna mundet me dhënë një pronë të vetën për ndërtim. Dokumenti është i garantuar me ligj, por nuk garantoj që ministria mundet me pranu këtë rregullore, mundet edhe me refuzu. Ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës dhe ligjin per bashkëpronarë.  Janë disa parcela të komunës të cilat nëse nuk jepen do të zhvlerësohen dhe për mos me leju këtë më mirë ua japim investitorëve privat, ndërsa komuna mund të përfitoj çerdhe, shkolla, banesa për raste sociale”, tha Aliu.

Unë propozova që këtë pikë ta largojmë nga rendi i dites dhe kjo pikë e rendit të ditës nuk e ka vendin në këtë seancë, pasi që është duke u zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme”, tha Imri Hashani, LDK.

“Edhe  ne pajtohemi që të shtyhet kjo pikë dhe e mbështesim propozimin e LDK-së që të shtyhet kjo pikë, përndryshe ne do ta lëshojmë këtë seancë, drejtori e tha vet që ka me pas probleme me ministrinë, atëherë pse është kaq e ngutshme që sot të votohet për diskutim kjo rregullore”, tha Dritëro Hyseni nga LVV.

 “Në asnjë mënyrë nuk jemi duke e shfrytëzuar situatën e jashtëzakonshme, por është një vulllnet me i zgjidhë problemet, për mua nuk është asnjë interes, për mua është me bë mirë, por ju e keni të drejtën e votës, për mua qysh të doni”, tha Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit.

 “Nëse kemi kaq shumë paqartësi pse duhet me miratu këtë rregullore”, tha Dritëro Hyseni nga LVV.

“Të gjithë anëtarët e kanë pasur kopje fizike këtë rregullore, po ashtu kjo rregullore është duke dalë në diskutim publik ku aty mund të sqarohet dhe debatohet për të.  Kjo rregullore nuk po bëhet vetëm për këtë ekzekutiv, por për të gjitha pushtetet që vijnë, prandaj të mbështetet kjo rregullore pasi po del vetëm si draft”, tha Arian Imeri nga PDK-ja.

“Mos e bëni këtë rregullore politike, mund të kemi telashe me ministrinë duke i njohur rrethanat se si ministria i trajton këto probleme”, tha Lulzim Aliu.

Megjithë diskutimet për dhe kundër, ky propozim i Drejtorisë së Urbanizmit kaloi me 14 vota pro, 9 kundër dhe 1 abstenim.

Në këtë seancë të zhvilluar online u miratua edhe Draft Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023, për të cilën drejtoresha e Financave tha se në krahasim me vitin 2020 do të ketë rënie të buxhetit për 2.85%  në 2 vitet e ardhshme.

Po ashtu, sot u aprovua statuti i Galerisë së Arteve “Ismet Rama” në Ferizaj, propozim-vendimi për ndarjen e një pjese të parcelës komunale në Prelez të Muhaxherëve për ndërtimin e objektit të qendrës mjekësore, propozim-vendimi për shpallje të interesit të përgjithshëm të objektit  “Pompë e derivateve Jugo Petrol” e cila gjendet përballë ”Plus Marketit”, propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të dy ngastrave kadastrale në Dramjak, si dhe u zëvendësua përfaqësuesi i KBI-së në këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një punëtor pasi bie nga një ndërtesë në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, punëtori fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga  vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ndryshe, brenda dy javëve të fundit ky është rasti i tretë i aksidenteve në punë për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi në Ferizaj.

Continue Reading

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen edhe dy persona pas sekuestrimit të 17.9 kg heroinë në Ferizaj

Published

on

Një operacion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës – Task Forca “White Star”, i zhvilluar më 13 prill 2026 në Komunën e Ferizajt, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar për trafikim të narkotikëve, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve.

Në njoftimin e prokurorisë bëhet e ditur se të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B., dyshohen për kryerjen e veprave penale për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe shpëlarje parash.

“Sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë.

Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda këtij afati, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nga hetimet e deritanishme është arritur të identifikohen personat dhe lokacionet ku ka operuar ky grup kriminal i organizuar me qëllim trafikimin e narkotikëve. Po ashtu, është lokalizuar edhe vendi ku mbahej substanca narkotike, e cila ishte përgatitur për transport”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, edhe dy persona të tjerë janë në kërkim policor, për çka Policia e Kosovës po vazhdon punën intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Continue Reading

Trending