Komuna e Ferizajt mbyll çerdhet publike deri më 1 gusht

Komuna e Ferizajt ka marrë vendim që të mbyllen çerdhet publike deri më 1 gusht, për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19 në këtë komunë.

“Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marrë vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.