Connect with us

Ferizaj

Qytetarët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse

Published

on

5 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj, janë konfirmuar mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, duke e çuar kështu në 65 numrin e rasteve aktive me koronavirus në Ferizaj, ndërsa në spitalin e këtushëm janë të shtrirë 3 persona të cilët po trajtohen me oskigjeno-terapi.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, thotë se gjendja është alarmante, duke apeluar tek qytetarët që të zbatojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

”Unë mundem t’iu them lirisht që gjendja në qytetin tonë, por edhe në nivel vendi është alarmante arsyeja është se kemi një rritje enorme të rasteve të prekur nga COVID-19, kështu që e vetmja mundësi është që të rrisim vigjilencën dhe ajo vigjilencë është mbajtja e maskave, distanca dhe higjiena”, tha Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit të Ferizajt.

 Në anën tjetër, dy ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një varg masash në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Në mesin e masave përfshihet edhe bartja e maskave si obligim për të gjithë qytetarët. Por, një gjë e tillë nuk po zbatohet në Ferizaj. Në kafeteri e rrugë të qytetit shihen qytetarë duke lëvizur pa maska e duke mos e mbajtur fare distancën fizike, e shpërfillje totale e masave shihet nëpër markete. Megjithatë, Inspektorati komunal i Ferizajt thotë se gjithçka është duke shkuar mirë.

 ”Sa kam informata të gjitha marketet, të gjitha subjektet dhe gastronomët kanë filluar t’i praktikojnë masat preventive dorëzat, maskat, distancën dhe kanë dezinfektant në çdo subjekt, nëpër markete në bazë të raportimeve që i kam është shumë mirë”, tha Ridvan Berisha, kryeinspektor.

Për zbatimin e masave të miratuara nga Qeveria  është angazhuar edhe Policia.

“Gjobat janë në kompetencë të inspektorëve të komunës, ndërsa ne u asistojmë kërkesave të tyre, kontrollimin e lokaleve, e të ngjashme. Çdo kërkesë të Inspektoratit ne e vlerësojmë dhe deri më tani nuk kemi pasur probleme sa i përket kapaciteteve, sepse kemi ekipe të mjaftueshme policore për t’i dalë në asistim çdo kërkese të inspektoratit“, tha Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Për moszbatimin eventual të rekomandimeve të IKSHPK-së, inspektorët komunal do të veprojnë sipas ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, ku në bazë të këtij ligji  gjobat kalojnë shifrën e mbi 1 mijë eurove.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending