Connect with us

Ferizaj

Lia Stublla dhuron 50 çanta me pajisje shkollore për fëmijët në nevojë

Published

on

Të martën pritet të filloj viti i ri shkollor, e me këtë rast disenjatorja e njohur Lia Stublla përmes fondacionit të saj “LS Foundation”, i solli sot në Ferizaj 50 çanta me pajisje elementare shkollore,  të cilat do t’iu dhurohen fëmijëve në nevojë.

Stublla tha se këto ndihma janë shumë të vogla krahasuar me nevojën e madhe që kanë familjet kosovare, mirëpo në këtë mënyrë synojnë që sado pak t’i ndihmojnë nevojtarët.

“LS fondacion ka tri vite që grumbullon fonde për me i ndihmu fëmijët. Prioritet i kemi fëmijët të cilët nuk kanë mundësi me u shkollu, me ndjekë kurse, shkolla, me u regjistru në fakultet dhe kështu e kemi bërë një fondacion që mendojmë për ta. Sigurisht numri është shumë i madh, ne nuk mundemi me i përfshi të gjitha rastet, por ne po mundohemi që sado pak me zbut këtë situatë”, tha Stublla.

Në këto ditë pandemie kur maska është e domosdoshme të mbahet, Stublla është kujdesur që në secilën çantë të fus edhe nga një maskë.

“Jemi munduar që brenda çantës me qenë të gjitha mjetet që u duhen fëmijëve për me fillu mësimin, shtesë aty ka edhe maska që stafi ynë është munduar që brenda çantës të ketë edhe maskë ”LS” marrë parasysh situatën që është me virus, majde e kam bërë edhe një shkrim për fëmijët që mos të dorëzohen kurrë pa marrë parasysh se çka ndodhë”, tha Stublla.

Këtë donacion e pranoi drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, i cili u shpreh falënderues ndaj donatores.

 “Shprehim mirënjohje ndaj “LS fondacion” që sot na ka dhuruar këto 50 çanta për t’i pajisur nxënësit në nevojë në këtë kohë të vështirë kur e dimë që ekonomitë familjare janë rënduar shumë si pasojë e kësaj pandemie dhe ky donacion është një ndihmesë shumë e madhe për ta. Ne fatkeqësisht jemi në një situatë që akoma nuk e kemi të qartë se si do të ndodhë procesi mësimor gjatë kësaj periudhe, por sido që të jetë këto çanta janë jashtëzakonisht ndihmesë e madhe“, tha Llabjani.

Përveç donacionit të sotëm në Ferizaj, Stublla ka dhuruar edhe 50 çanta për fëmijët në nevojë në Prishtinë dhe 50 në shoqatën ”Nëna dhe fëmijë të lumtur”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending