Connect with us

Ferizaj

Përmbaruesit ia marrin komunës mbi 2 milionë euro

Published

on

Më shumë se 2 milionë euro është shuma që përmbaruesi privat ia ka marrë komunës së Ferizajt brenda këtyre 5 muajve, ndërsa vetëm për procedura përmbarimore komuna ka paguar 40 mijë euro. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Financave në komunën e Ferizajt Sebahate Ajeti, duke theksuar se përmes përmbaruesit komunës do t’i merren edhe mjete të tjera financiare.

“Vetëm nga përmbaruesit gjatë kësaj periudhe për pagesën e borxheve të trashëguara janë shpenzuar rreth 2,360,933.92, kurse për këtë shumë të inkasuar nga përmbaruesit janë paguar 40 mijë euro që do të thotë se këto 40 mijë euro janë paguar enkas vetëm për shpenzimet përmbarimore ose vendime të gjykatave, me këtë mund të theksoj se buxheti i komunës sonë është dëmtuar, madje është dëmtuar mjaftë shumë, pasi rrjedhimisht kjo vlerë është para e taksapaguesve  para këto të cilat janë derdhur në xhepin e përmbaruesve apo të themi që janë shpenzime të kota të shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar”, u shpreh drejtoresha Ajeti.

Por, pavarësisht kësaj, drejtoresha Ajeti tha se gjatë kësaj kohe kanë arritur edhe suksese.

“Në ndërkohë megjithë këto sfida kemi shënuar edhe suksese të shumta siç janë, rritja e të hyrave vetanake në shkallën prej 22% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, realizmi i të hyrave nga tatimi në pronë kap vlerën prej 612,671,31 euro apo krahasuar me 5 mujorin e vitit të kaluar  kemi rritje të të hyrave nga tatimi në pronë prej 31%. Ne gjatë kësaj kohe kemi hartuar një politikë efikase të kursimit të parasë publike me ç’rast gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi arrit të ulim shpenzimet në disa kategori ekonomike efektet e të cilës po përmirësojnë vakumin buxhetor që po përjetojmë ne në këtë kohë, kemi rrit po ashtu edhe nivelin e performancës së punëtorëve në sektorin  e tatimit në pronë dhe të financave, po dizajnojmë një fushatë vetëdijësuese të informimit publik për rritjen e inkasimit të tatimit në pronë e cila do të realizohet javëve në vijim”, tha Ajeti.

Drejtoresha e Financave tha se nga buxheti i vitit 2018 që është 29 milionë e 800 mijë euro, deri më tani janë shpenzuar mbi 13 milionë, shumë kjo e cila sipas saj është mjaftë e lartë për këtë 5 mujor, mirëpo tha kjo ka ndodhur për shkak të pagesës së borxheve  të trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending