Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve

Published

on

Me pankarta në duar dhjetëra fëmijë të shkollave fillore të Ferizajt, kanë marshuar përgjatë bulevardit të qytetit për t’i thënë stop punës së fëmijëve. Ky aktivitet që u shënua në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve, organizuar nga ‘’Caritas Kosova’’, mbështetur nga shoqata ‘’Hendifer’’ dhe ajo për personat me Fibrozë Cistike, u tha se synon tërheqjen e vëmendjes së institucioneve për marrjen e masave konkrete për ndalimin e fenomenit të shfrytëzimit të fëmijëve për punë.

 “Dita Ndërkombëtare kundër Punës së detyruar të Fëmijëve është përkujtim për ne të rriturit se duhet të luftojmë shumë fortë këtë dukuri negative në vendin tonë. Ne jemi këtu për fëmijët që t’iu mundësojmë të gjitha të drejtat e barabarta, pa marrë parasysh racën, kombin apo etninë, të kundërshtojmë punën e detyruar tek fëmijët, ajo se çfarë ne e mbjellim sot korrim të nesërmen, kështu që të punojmë sot që të kemi një të ardhme më të ndritshme dhe më të bardhë”, tha Minavere Fejzullahu nga organizata “Caritas Kosova’’.

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi, tha se komuna e Ferizajt ka tendencë përmirësimin e kushteve për fëmijë, duke theksuar se pikërisht për këtë qëllim është miratuar edhe draft rregullorja për të drejtat e fëmijëve.

“Ju siguroj se edhe unë dhe kryetari i komunës kemi në agjendën tonë të punës të institucioneve që drejtojmë promovimin dhe të drejtat e fëmijëve, fundja ne vet jemi prindër, fëmijët janë investimi më i rëndësishëm në jetën tonë, andaj çdo përpjekje në këtë drejtim është investim në të ardhmen e përbashkët të shoqërisë dhe rritjen e brezave të shëndoshë”, tha Kristina Gashi –Bytyqi.

Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve shënohet çdo vit në datën 12 qershor, duke nënvizuar rrezikun me të cilin përballen shumë fëmijë që nisin të punojnë në moshë të vogël, si dhe politikat që duhen t’i ndërmarrin institucionet për të ndaluar punën e fëmijëve.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending